×
  • Lajme
  • Lajme

    Kush është Nicolas Guillou? Gjyqtari francez që do merret me tri aktakuzat e para të Speciales

    FrontOnline
    28 Prill 2020

    Zyra e Prokurorit të Specializuar, pas disa vitesh hetime tashmë ka dorëzuar aktakuzat e para pranë Dhomave të Specializuar të Kosovës në Hagë.

    Të dy lëndët janë dorëzuar nga kryeprokurori i Zyrës së Prokurorit të Specializuar, amerikani Jack Smith, te kryetarja e Dhomave të Specializuar të Kosovës, Ekaterina Trendafilova.

    Rastet bazuar në dokumentacionin e Dhomave të Specializuara, janë dorëzuar me 14 shkurt të këtij viti. 

    Në vendimin e nxjerr që mbanë firmën e kryetares së Dhomave të Specializuar, thuhet se njoftimi për këto lënë është paraqitur në mënyrë konfidenciale.

    “Njoftimi/informata është paraqitur ne mënyre konfidenciale dhe vendimi i tanishëm do te jete nen te njëjtin klasifikim ne përputhje me Nenin 82 (4) te rregullave, derisa te riklasifikohet ne përputhje me Nenin 3(4) te Rregullave” thuhet në vendim.

    Kryetarja e Dhomave të Specializuara, Ekaterina Trendafillova, ka aprovuar kërkesën e Zyrës së Prokurorit, ku për të dyja rastet si gjyqtar të Procedurës Paraprake, ka caktuar gjykatësin Nicolas Guillou.

    Kjo vërtetohet nga dokumenti që mund të gjendet në  faqen e Dhomave të Specializuara të Kosovës.

    Por, kush është gjyqtari i procedurës paraprake i caktuar për tu marr me dy rastet e dorëzuara nga Zyra e Prokurorit të Specializuar ?

    Ai është francezi Nicoals Guillou.

    Gjykatësi Gillou, ka një eksperiencë të gjatë në fushën e të drejtës penale.

    Ai që nga viti 2015, ka qenë shef i kabinetit të Kryetarit të Tribunalit Special për Libanin. Paraprakisht  që nga viti 2012 gjykatësi Nicolas Guillou ka qenë i emëruar si prokuror ndërlidhës i Francës në Departamentin e Drejtësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku ka ndihmuar bashkëpunimin gjyqësor midis dy vendeve për çështje penale dhe civile, veçanërisht për kundërterrorizmin, praktikat e korrupsionit në vende të huaja dhe krimin kibernetik.

    Gjatë periudhës 2006-2012, gjykatësi Guillou ka shërbyer në poste të ndryshme në Ministrinë e Drejtësisë së Francës si zëvendëskreu i seksionit për të drejtën tregtare, këshilltar për çështje penale dhe këshilltar për çështje diplomatike. Nga viti 2003 deri më 2006, gjykatësi Guillou punoi si gjykatës hetimor në gjykatën e Mosë (Meaux), afër Parisit, ku ka trajtuar  çështje të ndryshme penale si vrasje të qëllimshme, krimin e organizuar dhe krimin financiar.

    Gjykatësi Guillou  ka  magjistruar në të drejtën penale ndërkombëtare dhe evropiane nga Universiteti i Sorbonës në Francë.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka shënuar fitore 3-0 ndaj Atletico Madrid në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, por kjo nuk ka mjaftuar për të...
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka pezulluar përkohësisht nga puna Gresa Latifin, e cila ka shërbyer si inspektore hetuese në Divizionin e Marrëveshjeve...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton se të mërkurën, më 4 mars 2026, në kuadër të punimeve në projektin e zgjerimit të...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbi vendin tonë mot sot pritet të jetë i vranët, me intervale dielli. Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do...
    Lajme04 Mars 2026
    Në kohën kur institucionet e vendit tashmë janë të konstituuara dhe qeveria në funksion, mundësia për shkuarje sërish në zgjedhje po konsiderohet...
    Lajme03 Mars 2026
    Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nasuf Bejta, ka deklaruar se aktualisht nuk ekziston “matematikë” që do ta mundësonte zgjedhjen e Vjosa Osmani për...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thonë se kanë vrarë komandantin e Forcës Quds të Iranit në Liban, Daoud Ali Zadeh, në...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.