×
  • Lajme
  • Lajme

    Kush është fajtor për mosliberalizimin e vizave për Kosovën?

    FrontOnline
    27 Prill 2020

    Parlamenti Evropian, përmes një raporti të votuar në Komisionin e Politikës së Jashtme të prezantuar nga deputeti kroat Tonino Piculla, ka kërkuar edhe një herë që të miratohet vendimi për liberalizimin e vizave për Kosovën, dhe kjo të bëhet pa vonesa.

    Kjo thirrje e Parlamentit Evropian nuk është diçka e re. Është përsëritje e qëndrimit që ky institucion i BE-së e ka tash e disa vjet.

    Por problemi me liberalizimin e vizave qëndron tek mungesa e vullnetit nga disa shtete të rëndësishme anëtare të BE-së në Këshill. Ndonëse vendimi mund të merret nga Këshilli me shumicë të kualifikuar votash të vendeve anëtare, pasi Franca dhe Holanda janë kundër, dhe disa shtete hezitojnë, një vendim i tillë nuk është fare në rend dite. Dhe diplomatët në Bruksel nuk besojnë se do të jetë shpejt. Situatën e ka bërë më të komplikuar edhe kriza e shkaktuar nga pandemia e koronavirusit, por edhe situata politike në Kosovë.

    Presidenca kroate e BE-së para disa muajsh mbante një dozë të vogël optimizmi se mund të shfrytëzohej ajo që quhej “atmosferë pozitive” e krijuar pas vendimit të Këshillit të BE-së për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut dhe që të avancohet edhe heqja e vizave për Kosovën.

    Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq, pati thënë në Bruksel (në vizitën e tij të fundit pasi më liderët nuk marrin pjesë fizikisht në takimet e Këshillit Evropian) se “Kroacia ka qëndrim se Kosova i ka përmbushur të gjitha kushtet për liberalizim vizash dhe duhet të liberalizohen ato”, por pati shtuar se “për fat të keq disa shtete të rëndësishme të BE-së nuk e ndajnë këtë mendim”./KOHA

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka shënuar fitore 3-0 ndaj Atletico Madrid në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, por kjo nuk ka mjaftuar për të...
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka pezulluar përkohësisht nga puna Gresa Latifin, e cila ka shërbyer si inspektore hetuese në Divizionin e Marrëveshjeve...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton se të mërkurën, më 4 mars 2026, në kuadër të punimeve në projektin e zgjerimit të...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbi vendin tonë mot sot pritet të jetë i vranët, me intervale dielli. Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do...
    Lajme04 Mars 2026
    Në kohën kur institucionet e vendit tashmë janë të konstituuara dhe qeveria në funksion, mundësia për shkuarje sërish në zgjedhje po konsiderohet...
    Lajme03 Mars 2026
    Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nasuf Bejta, ka deklaruar se aktualisht nuk ekziston “matematikë” që do ta mundësonte zgjedhjen e Vjosa Osmani për...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thonë se kanë vrarë komandantin e Forcës Quds të Iranit në Liban, Daoud Ali Zadeh, në...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.