Adiola Lakra, 26-vjeçarja që është arrestuar sot nga policia si bashkëpunëtore në ekzekutimin e 40-vjeçarit Hekuran Billa, tek Komuna e Parisit, mbrëmjen e 11 qershorit,është nga qyteti i Beratit.
Ajo ka lindur në 09.06.1994 në Berat.
Adiola Lakra rezulton të jetë banore e lagjes “28 Nëntori” dhe banesa e familjes së saj ndodhet në rrugën “Dhimitër Kolea” në Rajonin nr.2, edhe pse prej vitesh në atë shtëpi nuk banon më askush nga familja Lakra.
Lakra në moshën 18- vjeçare u shpërngul në Tiranë me familjen e saj teksa ende figuron si banore në shtëpinë në Berat, ku prej vitesh nuk jetën më askush.
Ndërkohë, asnjë nga familjarët nuk ka profil të disponueshëm në Facebook pasi i kanë bllokuar llogaritë e tyre.
Adiola Lakra dyshohet se ka bashkëpunuar me Sebastjan Malin dhe Viktor Markun për ekzekutimin e Hekuran Billës. 26-vjeçarja dyshohet se ka marrë në telefon Hekuran Billën para krimit dhe i ka lënë takim në zonën e Komunës së Parisiti,aty ku edhe po e prisnin vrasësit dhe pas krimit mësohet se ajo ka qenë nën vëzhgimin e policisë për 3 ditë me radhë.

Të tjera
-
19:58 | 22 Maj 2022
-
19:58 | 22 Maj 2022
-
19:52 | 22 Maj 2022
-
19:49 | 22 Maj 2022
-
19:41 | 22 Maj 2022
-
19:38 | 22 Maj 2022
-
19:35 | 22 Maj 2022
-
19:33 | 22 Maj 2022
-
19:26 | 22 Maj 2022
-
19:17 | 22 Maj 2022
-
19:04 | 22 Maj 2022
-
19:02 | 22 Maj 2022