×
  • Lajme
  • Front TV
  • Front TV

    Kusari-Lila e pyet Haradinajn se kush e pagoi faturën e darkës me gastronomët në Deçan

    FrontOnline
    04 Qershor 2021

    U.d e shefes së grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosja, Mimnoza Kusari-Lila tha se AAK-ja nuk e ka seriozisht iniciativën për të thirrur në interpelancë ministrin e Financave, Hekuran Murati për faljen e gjobave të pandemisë.

    “Sikur ta kishte seriozisht AAK-ja këtë iniciativë do të thërriste debat parlamentar. Për këtë temë ata si grup parlamentar i kanë vetëm tetë minuta diskutim. Bazuar në numrin e deputëtve që kanë. Në rrethana të tilla do të ishte më lehtë dy, tri deklarime jashtë rendit të ditës, pesë minuta në emër të grupit,. Tre minuta një deputet dhe e kishi trajtu”, deklaroi Mimoza Kusari-Lila

    Sipas saj, AAK-ja nuk e ka trajtuar me seriozitet këtë temë. Deputetja e VV-së iu përgjigj Tahirit edhe për çështjen e agresivitetit të qeverisë të treguar për gastronominë.

    “Serioziteti juaj nuk është treguar vetëm në mënyrën se si e keni trajtuar temën, se e lehtë është. Përveç se qasja për këtë format të diskutimit, për gjobat ndaj gastronomisë, është edhe përmbajtja e tekstit të interpelancës. Pasaktësi është që gastronomia nuk është mbyllur për 12 ditë por është kufizuar. Të mbyllura kanë qenë hoteleria, sallat e dasmave. Virusi ka qenë agresiv ndaj mbledhive, qeveria nuk ka qenë agresive ndaj gastronomisë”, ka thënë ajo.

    Më tutje Kusari-Lila tha se AAK-ja është duke kërkuar që qeveria ta devijojë ligjin.

    “Në rrethana normale që qasjes së opozitarimit, qeveria mbahet në llogari për moszbatim të ligjit e nuk thirret për të devijuar nga ligji. Me qenë një parti opozitare që i kërkon qeverisë që me e deviju ligjin nuk është një standard i duhur”, deklaroi më tutje ajo.

    “Kemi një rënie të raste të vdekjeve në statistika javore për 97%. Kemi rënie javore të rasteve pozitive në 96%, kemi një rënie të rasteve aktive në 87%”, tha ajo.

    Kurali-Lila ka përmendur edhe një takim në mes të Ramush Haradinajt dhe gastronomeve në një lokal në Deçan. Ajo i ka kërkuar llogari Haradinajt se kush e ka paguar faturën e asaj darke.

    “Takimi ka ndodhë më 9 maj 2021, kur kanë qenë masat ende në fuqi. Edhe z.Haradinaj i ka publikuar fotografitë. Nuk ka as maska , as distancë, as asgjë, madje edhe faturën e asaj darke po më intereson se a e kanë paguar gastronomet apo ia kanë lënë komunës s ë Deçanit, sepse edhe kryetari ishte aty”, ka thënë ajo.

     

    https://www.facebook.com/FrontOnlineMedia/videos/1918982448256721

    Bigbrother Vip Kosova dhe Bigbrother Vip Albania në Artmotion
    Nga Rubrika
    Lajme26 Prill 2024
    Drejtori i Inspeksionit Florian Dushi ka njoftuar për inspektimin e linjave të autobusëve, kontrollin e taksive ilegal dhe të rregullt në pjesë...
    Lajme26 Prill 2024
    Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, ka folur në ‘Forumin për Siguri të mbajtur në Budapest të Hungarisë. Ai...
    Lajme26 Prill 2024
    Një person ka pësuar lëndime në fshatin Raushiq të Pejës, si pasojë e një aksidenti ku u përfshinë dy vetura dhe një...
    Të tjera
    Lajme26 Prill 2024
    Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia i ka dhënë meritat presidentes Vjosa Osmani për sigiurimin e donacionit të pajisjes PET Scan, nga organizata...
    Lajme26 Prill 2024
    Një delegacion i Doganës së Kosovës në krye me drejtorin Agron Llugaliu janë pritur në takim nga Dogana Franceze ku u bë...
    Lajme26 Prill 2024
    Për të shtunën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ku gjatë pasditës pritet të ketë reshje të izoluara shiu, kryesisht...
    Lajme26 Prill 2024
    Kryeministri Albin Kurti ka dhënë detaje mbi takimet që ka zhvilluar këtyre ditëve në Gjermani. Ai tha se kryefjala e vizitës së...
    Bota/Rajoni26 Prill 2024
    Një tërmet me magnitudë 6.1 goditi rrethin lindor të Tajvanit të Hualien këtë të shtunë (sipas kohës lokale). Njoftimi u dha nga...
    Lajme26 Prill 2024
    Klanin mund ta kenë inspirim, që në Kosovë të fillojnë një ndërtim. Kompania e njohur me seli në Zvicër “Lika Group”, themeluar...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.