×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti viziton Shtëpinë e të Moshuarve, iu premton mbështetje

    FrontOnline
    07 Maj 2020

    Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, sot gjatë ditës, së bashku me ministrin në detyrë të Shëndetësisë, Arben Vitia dhe zëvendësministrin në detyrë të Financave dhe Transfereve, Ilir Aliu, vizituan Shtëpinë e Personave të Moshuar në Prishtinë.

    Aty u pritën nga stafi drejtues, përkujdesës dhe rezidentët e këtij institucioni shumë të rëndësishëm për shoqërinë tonë.

    Në kuadër të Shtëpisë për Persona të Moshuar dhe pa Përkujdesje Familjare janë të strehuar dhe marrinë shërbime 76 rezidentë, të cilët janë nën kujdes 24 orë nga një staf prej 58 vetash.

    Pas situatës së krijuar me pandeminë COVID-19, dhe duke e parasysh rrezikshmërinë e lartë që virusi Corona paraqet për të moshuarit, stafi drejtues dhe përkujdesës ka ndërmarrë veprimet e duhura dhe të menjëhershme për ruajtjen e shëndetit të të moshuarve rezidentë.

    Këto veprime përfshijnë dezinfektimin e hapësirave ku qëndrojnë dhe jetojnë të moshuarit, furnizimin e rregullt me mjete mbrojtëse dhe ndalimi në hyrje-dalje nga institucioni dhe ndalimin e vizitave familjarëve. Si rrjedhojë, asnjëri nga të moshuarit rezidentë dhe askush nga stafi nuk ka rezultuar i infektuar me COVID-19.

    Kryeministri në detyrë i falënderoi për mirëpritjen dhe u uroi të gjithë të moshuarve rezidentë shëndet. Stafin e falënderoi për kujdesin e vazhdueshëm ndaj tyre. Ai theksoi se shteti duhet të dëshmohet me të moshuarit, gratë dhe fëmijët, dhe për këtë arsye të moshuarit dhe Shtëpia e Personave të Moshuar do ta kenë mbështetjen e tij dhe të Qeverisë në detyrë.

     

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.