×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti: Shpejtimi i domosdoshëm, qytetarët po ikin nga vendi për shkak të pushtetit

    FrontOnline
    30 Nëntor 2020

    Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka shkruar pas zgjedhjeve në Komunën e Podujevës dhe të Mitrovicës së Veriut.

    Ai ka thënë se ka kohë që shqiptarët po ikin jashtë Kosovës për shkak të pushteteve të këqija.

    “Bashkatdhetarët tanë dikur kanë mërguar jashtë Kosovës për shkak të të këqijave të shtetit okupator serb. E, ka kohë që shqiptarët po shpërngulen për shkak të pushteteve tona të këqija. Ama së fundmi, ata kanë nisur ta përjetojnë këtë si një ikje nga vetja, si një deformim nga stërzgjatja. Në shekullin XX, gjyshi e babai ishin gastarbeiter, e tash njësoj u dashka edhe djali e nipi në shekullin XXI”, ka shkruar Kurti në Facebook ku thotë se nuk duhet të vazhdojë mërgimi i popullatës, e rrjedhimisht edhe sundimi.

    “Shqiptarët duan ta ndryshojnë pamjen në pasqyrë, ta ndërrojnë përfaqësimin politik, ta reformojnë veten. Pra, dëshirojnë ta bëjnë vetveten, t’i përbëjnë institucionet, e jo të bëjnë si u thonë ata prej atje lart e larg, që pasurohen gjersa përbetohen. Njerëzit duan të qëndrojnë, teksa kërkojnë drejtësi dhe punë, tash dhe këtu”, thotë Kurti.

    “Shumë kohë të vlefshme kemi humbur të dashur qytetarë. Shpejtimi është i domosdoshëm. Urime të gjithëve fitorja në Podujevë e ngritja në Mitrovicë, dhe, ju faleminderit secilit prej jush! Komuna qytetarëve, jo komunarëve”, ka shkruar ai.

    Shkrimi i plotë:

    Bashkatdhetarët tanë dikur kanë mërguar jashtë Kosovës për shkak të të këqijave të shtetit okupator serb. E, ka kohë që shqiptarët po shpërngulen për shkak të pushteteve tona të këqija. Ama së fundmi, ata kanë nisur ta përjetojnë këtë si një ikje nga vetja, si një deformim nga stërzgjatja. Në shekullin XX, gjyshi e babai ishin gastarbeiter, e tash njësoj u dashka edhe djali e nipi në shekullin XXI?

    Nuk mund të vazhdojë mërgimi që të vazhdojë sundimi. Shqiptarët duan ta ndryshojnë pamjen në pasqyrë, ta ndërrojnë përfaqësimin politik, ta reformojnë veten. Pra, dëshirojnë ta bëjnë vetveten, t’i përbëjnë institucionet, e jo të bëjnë si u thonë ata prej atje lart e larg, që pasurohen gjersa përbetohen. Njerëzit duan të qëndrojnë, teksa kërkojnë drejtësi dhe punë, tash dhe këtu.

    Shumë kohë të vlefshme kemi humbur të dashur qytetarë. Shpejtimi është i domosdoshëm. Urime të gjithëve fitorja në Podujevë e ngritja në Mitrovicë, dhe, ju faleminderit secilit prej jush!

    Komuna qytetarëve, jo komunarëve.

    Prince Coffee House tani edhe në Lipjan
    Nga Rubrika
    Lajme26 Prill 2024
    Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), sot ka prezantuar raportin për monitorimin e punës së Kuvendit të Kosovës për vitin 2023. Ky...
    Lajme26 Prill 2024
    Që të bëhen votat për votimin e Kodit Civil duhet edhe pak kohë. Kështu shprehet Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e cila...
    Lajme26 Prill 2024
    Kryetari I LDK-së, Lumir Abdixiku ka njoftuar për agjendën që do ta ketë gjatë vizitës në Gjermani. Ai ka paralajmëruar se do...
    Të tjera
    Lajme26 Prill 2024
    Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi ka marrë pjesë në takimin e grupit punues për migrim, të ftuar nga...
    Sport26 Prill 2024
    Drejtori sportiv i Juventusit, Cristiano Giuntoli, ka kontaktuar me Lille për të eksploruar një lëvizje Edon Zhegrovën. “Bianconerët” po përgatiten për një afat...
    Bota/Rajoni26 Prill 2024
    Dalja e shqiptarëve në zgjedhjet presidenciale të 24 prillit në Maqedoninë e Veriut ka shënuar një rënie krahasuar me zgjedhjet e mëparshme...
    Lajme26 Prill 2024
    Nënkryetari i kuvendit nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj, ka thënë se nëse qytetarët e Kosovës kanë menduar në vitin 2019 e...
    Lajme26 Prill 2024
    Qëndrimin e tij në Berlin, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti e përmbylli me një takim bilateral me ministren e Punëve...
    Lajme26 Prill 2024
    Sipas ish-diplomatit Blerim Canaj, Kurti nuk po besohet më nga presidentët amerikan dhe francez, Jode Biden dhe Emmanuel Macron. Shkaku i këtij...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.