
Kurti në konferencë për media ka thënë se VV-se po i bëhet padrejtësi.
Kjo meqë sipas tij po tentohet të bëhet Qeveri pa të si fitues të zgjedhjeve të 6 tetorit, raporton “Front Online”.
“Nuk do të preferoja të komentoj zhvillimet në një parti politike. Nuk kam pasur mundësi të shoh se kush çka tha. Posa të shohim diçka zyrtare. E kemi pranuar aktgjykimin e 2014-ës. Ndryshuan rregullat e lojës. Ne i pranuam ato. Po na behet e padrejtë, po synohet një qeveri pa fituesin”, ka thënë Kurti gjatë konferencës së përbashkët me Nenad Rashiqin.
Kurti foli edhe për heqjen e rrethojave të oborri i Qeverisë.
“Ushtruesi i detyrës i ka shkruar një kërkesë për këto rrethoja. Kemi pasur qëllim që ato t’i heqim edhe me herët. Jam dakord që oborri i Qeverisë dhe sheshi i qytetarëve të Kosovës të mos kenë asnjë pengesë”, tha Kurti./Front Online
https://www.facebook.com/FrontOnlineMedia/videos/518451165502682