×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti: Kemi vërtetuar gatishmërinë si Qeveri për t’i dalë në ndihmë Preshevës, Bujanocit e Medvegjës

    FrontOnline
    29 Prill 2020

    Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka treguar mbi ndarjen e mjeteve financiare që i është bërë sot Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit nga Qeveria e Kosovës.

    Kurti në Facebook ka shkruar se kjo tregon gatishmërinë e qeverisë ndaj popullatë shqiptare në këto komuna.

    Postimi i tij:

    Qeveria e Kosovës i del në ndihmë Preshevës, Medvegjës e Bujanocit në luftën kundër COVID-19Qytetarë të dashur,Qeveria e Kosovës përmes Ministrisë së Financave dhe Transfereve ka ndarë mjetet për ndihmë financiare në shumën prej 500 mijë euro për komunat me shumicë shqiptare të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit.

    Ky vendim vërteton edhe njëherë gatishmërinë dhe interesimin që ne si Qeveri e Kosovës kemi ndaj popullatës shqiptare që jeton në këto komuna. Më e rëndësishme për ne në këto momente është që të solidarizohemi me qytetarët, në mënyrë që ata të marrin trajtimin bazik të mjaftueshëm për të mbrojtur shëndetin e tyre.Jemi të vetëdijshëm që situata me COVID-19 ka rritur jashtëzakonisht nevojat sa i përket pajisjeve mjekësore dhe që buxheti i cili fillimisht është ndarë për pjesën e shëndetësisë është i ultë për shumë institucione. Me këtë ndihmë financiare ne kemi arritur t’i ndihmojmë sadopak këto komuna që të mund të ballafaqohen me vështirësitë që i ka sjellë Coronavirusi në shumë aspekte. Në këtë vendim, mjetet financiare janë ndarë në këtë mënyrë:– Për Preshevën kemi ndarë 200,000 mijë euro,
    – Për Bujanocin kemi ndarë 200,000 mijë euro,
    – Për Medvegjën kemi ndarë 100,000 mijë euro.Këto pagesa janë realizuar më 27 prill, nga llogaria e Thesarit në Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës, përmes bankës korrespondente “Deutsche Bank AG”, në llogaritë e këtyre tri komunave në Bankën Qendrore të Serbisë.

    https://www.facebook.com/albini2017/posts/860553837777835?__xts__[0]=68.ARCvjWCjYRgPG17tIdhXLvsMYokHKwjvMgcHa7a-k3kE3E6WGrtif2ZK_3hYX4POxhHl5C0rMB22qsPwHGG6E19uFQYoHPaGa-tGHgGkJArVdg1LqQK1ELAWPtIXdbT_tG9FxHam7RHOACC5f9km-jXPZg3Uj1rdBnapR24qysxdsFvHBZt1vVN2f8yUoxpOi2yty7CGeltrRk1bsS3PUXMX4CAFDl2KNba0vsHMhFbcQ-wF5Djbn8waSkyW70g6QbVYCpo1IteLdDbSolikEx9galVct4JT6CRIzWYH4wUnjYjcn6hju7WCMFnuzH-tbHiqSeYWZPDlh7KZVVUmUi8&__tn__=-R

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, është deklaruar sërish para gazetarëve te Kuvendi i Kosovës, ku është pyetur për çështjen e presidentit. Pasi...
    Lajme04 Mars 2026
    Kryeministri Edi Rama mblodhi sot në selinë rozë deputetët e Tiranës dhe të gjithë drejtuesit socialistë të të gjitha njësive. Top Channel...
    Front TV04 Mars 2026
    Partia Demokratike e Kosovës nuk do të votojë Andin Hotin, nëse ai kandidohet për president nga LVV-ja, ashtu siç është raportuar nga...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj ka thënë se e ende nuk kanë marrë ftesë për mbajtjen...
    Lajme04 Mars 2026
    Shefi i grupit parlamentar i AAK-së, Besnik Tahiri e ka kritikuar partinë fituese, pra Lëvizjen Vetëvendosje e cila, sipas tij, ka përgjegjësinë...
    Lajme04 Mars 2026
    Shefja e deputetëve të LDK-së, Jehona Lushaku Sadriu ka thënë se LVV ka përgjegjësinë për procesin e zgjedhjes së presidentit të ri...
    Lajme04 Mars 2026
    Shefja e grupit parlamentar të LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu pyetur nga gazetarët nëse presidentja Vjosa Osmani do të kthehej të garonte me LDK-në...
    Sport04 Mars 2026
    Edon Zhegrova mund të ndryshojë kampionat pas një sezoni në Itali. Futbollisti kosovar është prej kohësh në shënjestrën e Evertonit, që kërkon...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbledhja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje duket se ka përfunduar. Kjo pasi që deputetët e kësaj partie janë parë teksa dalin...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.