×
  • Lajme
  • Lajme

    “Kurti është duke e ndjekë rrugën e Thaçit”

    FrontOnline
    26 Janar 2021

    Analisti politik, Blerim Latifi, ka thënë se kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, po e ndjekë rrugën e njëjtë të ish-presidentit, Hashim Thaçi, për ta siguruar pushtetin.

    Latifi, ka thënë se Vetëvendosja, njësoj sikurse PDK’ja në një kohë, për ta siguruar pushtetin, e ka hapur partinë për persona me diferencime ideologjike.

    “Albin Kurti edhe Vetëvendosja e kanë ba një transformim thelbësor ideologjik. Në fazën e pare VV ka qenë një parti puro ideologjike, një orientim të qartë. Tash çka po shohim? Ka ndodh një lloj reformimi ideologjik. Në LVV ka njerëz nga të gjitha profile ideologjike. Disa e quajnë parti për të gjithë. Kjo metodë zakonisht përdoret në situate kur një parti ia vendos veti si qëllim me i marrë majet e pushtetit. Albin Kurti ia ka qit veti ni qëllim fundamental: me ardhë me e marrë pushtetin Albin Kurti në metodologji është duke e ndjekë shtetin e Hashim Thaçit”, ka deklaruar ai në Pressing.

    “PDK ka qenë e orientume ngurtësisht. Në vitet 2000, ka qenë parti ideologjike, ideologjia u kanë LPK’ja. Hashim Thaçi kur i ka hupë disa pale zgjedhje ren, e ka pa që e vetmja rrugë me ardhë në pushtet, është me e ba një strehë për secilin që ka ambicie politike. Ky shtet ka me pru pushtet”, ka shtuar tutje Latifi.

    Megjithatë, profesori universitar thotë se do jetë sfiduese menaxhimi i personave me profile të ndryshme ideologjike.

    “A munet mi administru të gjithë këta njerëz që kanë pikëpamje të ndryshme? Sfida e këtyne partive fillon pikërisht kur të merr pushtetin”, deklaroi Latifi në Pressing

    Njoftimet nga KEDS për punimet në rrjet
    Nga Rubrika
    Lajme26 Prill 2024
    Drejtori i Inspeksionit Florian Dushi ka njoftuar për inspektimin e linjave të autobusëve, kontrollin e taksive ilegal dhe të rregullt në pjesë...
    Lajme26 Prill 2024
    Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, ka folur në ‘Forumin për Siguri të mbajtur në Budapest të Hungarisë. Ai...
    Lajme26 Prill 2024
    Një person ka pësuar lëndime në fshatin Raushiq të Pejës, si pasojë e një aksidenti ku u përfshinë dy vetura dhe një...
    Të tjera
    Lajme26 Prill 2024
    Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia i ka dhënë meritat presidentes Vjosa Osmani për sigiurimin e donacionit të pajisjes PET Scan, nga organizata...
    Lajme26 Prill 2024
    Një delegacion i Doganës së Kosovës në krye me drejtorin Agron Llugaliu janë pritur në takim nga Dogana Franceze ku u bë...
    Lajme26 Prill 2024
    Për të shtunën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ku gjatë pasditës pritet të ketë reshje të izoluara shiu, kryesisht...
    Lajme26 Prill 2024
    Kryeministri Albin Kurti ka dhënë detaje mbi takimet që ka zhvilluar këtyre ditëve në Gjermani. Ai tha se kryefjala e vizitës së...
    Bota/Rajoni26 Prill 2024
    Një tërmet me magnitudë 6.1 goditi rrethin lindor të Tajvanit të Hualien këtë të shtunë (sipas kohës lokale). Njoftimi u dha nga...
    Lajme26 Prill 2024
    Klanin mund ta kenë inspirim, që në Kosovë të fillojnë një ndërtim. Kompania e njohur me seli në Zvicër “Lika Group”, themeluar...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.