×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti dhe Vuçiq javën e ardhshme takohen në Bruksel

    FrontOnline
    20 Prill 2021

    Letrat e ditëve të fundit drejtuar liderëve shtetërorë të Kosovës, sikur paralajmëruan atë që pritet të ndodh në javën e ardhshme.

    Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, kancelarja gjermane, Angel Merkel dhe liderët tjerë botërorë në letrat e tyre të urimit për lidershipin e ri të Kosovës kanë theksuar domosdoshmërinë e rifillimit të dialogut Kosovë-Serbi.

    Demokracia.com nga burime ndërkombëtare ka mësuar se javën e ardhshme, kryeministri Albin Kurti pritet të udhëtojë drejt Brukselit për t’u takuar me përfaqësuesit e lartë evropianë.

    Po ashtu, atje para Kurtit për vizitë zyrtare pritet të shkojë edhe presidenti serb Aleksandër Vuçiq.“Në Bruksel fillimisht shkon presidenti serb, Aleksandër Vuçiq.

    Ndërsa, pas tij edhe kryeministri kosovar Albin Kurti. Në takime do të flitet për mundësinë e rifillimit të dialogut dhe krijimin e kornizave të këtij procesi”, ka thënë ky burim.

    Në letrën që Presidenti Biden ia ka dërguar Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, thuhet se ShBA-ja do të vazhdojë t’i mbështesë përpjekjet për sigurimin e paqes së qëndrueshme.

    Të njëjtën kërkesë e kishte edhe kancelarja gjermane, Angela Merkel, por edhe presidenti francez, Emmanuel Macron, për Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.

    Pas vizitës në Bruksel, Kurti dhe Vuçiq javëve të ardhshme pritet ta vizitojnë zyrtarisht edhe Parisin, me ftesë të presidentit francez Emmanuel Macron.

    Në takimet e Brukselit dhe Parisit mësohet se do të diskutohet rreth formatit të ri të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, me lehtësimin e Bashkimit Evropian.

    OFERTË për Black Friday, Festën e Flamurit dhe Pikën e Re në Petrol Company
    Nga Rubrika
    Lajme26 Prill 2024
    Drejtori i Inspeksionit Florian Dushi ka njoftuar për inspektimin e linjave të autobusëve, kontrollin e taksive ilegal dhe të rregullt në pjesë...
    Lajme26 Prill 2024
    Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, ka folur në ‘Forumin për Siguri të mbajtur në Budapest të Hungarisë. Ai...
    Lajme26 Prill 2024
    Një person ka pësuar lëndime në fshatin Raushiq të Pejës, si pasojë e një aksidenti ku u përfshinë dy vetura dhe një...
    Të tjera
    Lajme26 Prill 2024
    Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia i ka dhënë meritat presidentes Vjosa Osmani për sigiurimin e donacionit të pajisjes PET Scan, nga organizata...
    Lajme26 Prill 2024
    Një delegacion i Doganës së Kosovës në krye me drejtorin Agron Llugaliu janë pritur në takim nga Dogana Franceze ku u bë...
    Lajme26 Prill 2024
    Për të shtunën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ku gjatë pasditës pritet të ketë reshje të izoluara shiu, kryesisht...
    Lajme26 Prill 2024
    Kryeministri Albin Kurti ka dhënë detaje mbi takimet që ka zhvilluar këtyre ditëve në Gjermani. Ai tha se kryefjala e vizitës së...
    Bota/Rajoni26 Prill 2024
    Një tërmet me magnitudë 6.1 goditi rrethin lindor të Tajvanit të Hualien këtë të shtunë (sipas kohës lokale). Njoftimi u dha nga...
    Lajme26 Prill 2024
    Klanin mund ta kenë inspirim, që në Kosovë të fillojnë një ndërtim. Kompania e njohur me seli në Zvicër “Lika Group”, themeluar...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.