×
  • Lajme
  • Lajme

    Kur mundi hidhet poshtë: MSH nuk e pranoi në punë infektologen e cila punoi vullnetarisht në Infektivë

    FrontOnline
    08 Korrik 2020

    Ministria e Shëndetësisë ka pranuar në punë rreth 200 profesionistë, infermierë, mikrobiologë, mjekë të përgjithshëm, laborant, për të ndihmuar sektorin e shëndetësisë gjatë pandemisë.

    Por MSH u kujdes që t’i lë jashtë mjekët që e ndihmuan Klinikën Infektive vullnetarisht në kohën kur kishte më së shumti nevojë. Dhjetë vullnetarë, 1 specialise e infektologjisë, një specializante e infektologjisë dhe tetë mjekë të përgjithshëm kanë punuar vullnetarisht në Klinikën Infektive, shkruan Gazeta Shneta.

    Nga tetë vullnetarë që kanë aplikuar për punë në këtë konkurs, vetëm një është pranuar ndërsa shtatë të tjerë kanë mbetur jashtë përfshirë edhe specialisten e infektologjisë.

    Këta mjekë vullnetarë kanë bërë një reagim të përbashkët ku kanë shkruar se “ky vendim ka qene shokues per te gjithe ne ne vet faktin qe e gjithe puna jone tashme prej kater muajsh eshte hedhur poshte, per te ardhur ne pozitat tona dikush qe duhet ta mesoje punen qe nga fillimi. Per ma teper qe perzgjedhja qe eshte bere ka lene te kuptohet qe ka pasur shkelje te renda, duke u anashkaluar edhe intervista me goje qe ka figuruar ne konkurs, per cka nuk ka pasur mundesi as te verifikohet dokumentacioni”.

    Reagimi i plotë:

    REAGIM NE EMER TE VULLNETAREVE TE KLINIKES INFEKTIVE,

    Qysh ne fillim te pandemise, ne Kliniken Infektive te QKUK-se jane paraqitur 10 vullnetare, 1 specialiste e Infektologjise, 1 specializante e infektologjise dhe 8 mjeke te pergjjithshem.

    Kemi hyre ne muajin e katert qekur kemi punuar me vullnetin me te madh ne kete klinike, duke i ndihmuar stafit ne menaxhimin e rasteve me COVID-19.

    Nuk kemi kerkuar asnje lloj kompenzimi, saqe deri edhe ushqimin dhe furnizimet e tjera ditore i kemi bere vet.

    Me date 12.06.2020 Ministria e Shendetesise ka hapur konkurs per 100 vende me numer Reference MSh 12/06/2020 per specialiste dhe mjeke te pergjithshem, ku njeri nga kriteret ka qene perparesi puna vullnetare.8 nga vullnetaret kemi aplikuar ne kete konkurs, meqe njeri vullnetar nuk ka pasur licence dhe specializantja nuk i ka plotesuar disa kushte te tjera.

    Prej 8 vullnetareve qe kemi aplikuar per pune, vetem nje eshte pranuar e fatkeqesisht 7 te tjere kemi mbetur jashte, perfshire edhe specialisten infektologe.

    Ky vendim ka qene shokues per te gjithe ne ne vet faktin qe e gjithe puna jone tashme prej kater muajsh eshte hedhur poshte, per te ardhur ne pozitat tona dikush qe duhet ta mesoje punen qe nga fillimi. Per ma teper qe perzgjedhja qe eshte bere ka lene te kuptohet qe ka pasur shkelje te renda, duke u anashkaluar edhe intervista me goje qe ka figuruar ne konkurs, per cka nuk ka pasur mundesi as te verifikohet dokumentacioni.

    Cilat kritere jane perdorur per kete?

    Kur kemi kerkuar te dijme permes telefonit se cfare ka ndodhur, na eshte thene qe nuk figurojme ne listat e aplikanteve e nuk kemi aplikuar.Ne i posedojme imellat e printuar se e kemi kryer aplikimin. Nese eshe bere fshirja e e-mailave tane, me kushedi se cfare qellimi, apo ndrrimi i listave, per kete duhet te pergjigjet komisioni i caktuar si dhe pergjegjesit kryesor ku eshte bere dergimi i aplikacioneve.

    Ne kemi shkuar menjehere ne Ministri te Shendetesise, por nuk jemi pranuar ne takim. Eshte kerkuar qe te dergohet nje ankese ne forme elektronike kurse te tjereve iu eshte pranuar edhe ankesa fizike. Nuk kemi marre pergjigje. I kemi shkruar drejt edhe Ministrit. Ndersa, kemi informaten qe tashme ka nisur procesimi i kontratave, duke mos u respektuar afati ligjor per parashtrimin e ankesave. Pra, edhe ankesa jone me gjase eshte fshire serish.

    Ne po kerkojme te zbatohet e drejte jone sepse ne, me shume se te gjithe te tjeret e punesuar qe figurojne ne liste, e meritojme te jemi te punesuar, ne vet faktin qe kur te tjeret kane hezituar, ne jemi paraqit ne Kliniken Infektive, duke e rrezikuar veten dhe familjet tona.

    Eshte shume shqetesues fakti qe avazi i vjeter po vazhdon; kush e ka krahun e forte ec perpara, ndersa ne te tjereve na tregohet dera.

    Ne nuk do e leme me kaq kete pune, do te ankohemi serish dhe nese eshte e nevojshme deri edhe ne gjykate. Ose do te futemi ne ate liste, ose do te anulohet i gjithe konkursi dhe asnje kontrate nuk do te nenshkruhet.

    Ne emer te 7 vullnetareve te mbetur jashte konkursit te fundit te MSh-se: Jehona Krasniqi- Mjeke e Pergjithshme, vullnetare ne Kliniken Infektive.

    Nga Rubrika
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Eurodeputeti austriak, Thomas Waitz, thotë se është nevojshme që të ketë një format të ri të dialogut në mes Kosovës dhe Serbisë...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Politikani serb nga Mitrovica e Veriut, Aleksandar Arsenijeviq, i ka larguar dekorimet nga sheshi i këtij qyteti. Ai përmes një videoje propagandoi...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Ministria e Punëve të Brendshme ka përditësuar të dhënat në lidhje me gjendjen në pikat kufitare. MPB ka bërë të ditur se pritjet...
    Të tjera
    Vip21 Dhjetor 2024
    Gili së bashku me djalin sonte nisin rrugëtimin e “BBVA”. Ata në këtë rrugëtim do të jenë si një banor i vetëm....
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Lumir Abdixhiku, kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka takuar strukturat e partisë në Llap, për çfarë ka thënë se takimi u...
    Hulumtime21 Dhjetor 2024
    Sonte zhvillohet super meçi mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fury, që është i dyti mes tyre brenda këtij viti. Ky duel pritet...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani i ka uruar mirëseardhje në Kosovë kompanisë së shërbimeve cilësore të internetit Starlink. “Mirësevjen në Kosovë”, ka...
    Vip21 Dhjetor 2024
    Egli Tako është banorja e parë që ka hyrë në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Ajo është 27 vjeçe dhe ka...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Shtatë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksident që ka ndodhur mbrëmjen e sotme të Dheu i Bardhë, në...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.