Gjuha:
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kujtesa lajthit klientët për Klan Kosovën (VIDEO)

    FrontOnline
    2 vite më parë

    Kujtesa nuk po ndalet se lajthituri klientët e vetë dhe publikun kosovar në lidhje me të drejtat e transmetimit të kanalit Klan Kosova.

    Operatori në fjalë ka dal me një shkrim në portale, ku mundohet të dëshmojë se ka një kontratë valide për ta dhënë programin e Klanit, deri më 30 qershor të vitit 2021.

    Këtë është përpjekur ta ilustrojë me një paragraf ku, në fakt thuhet se marrëveshja mes këtij operatori dhe Klan Kosovës hyn në fuqi më 1 korrik 2012 dhe përfundon më 30 qershor 2017.

    Një gjë të tillë e dëshmon edhe kopja e plotë e kontratës shtatë faqëshe që e posedon televizioni.

    Vazhdimi i pikës që Kujtesa e ka dhënë shkurt, thotë se kohëzgjatja e vlefshmërisë së kontratës vazhdon në mënyrë automatike për periudha të mëtutjeshme njëvjeçare, derisa ajo nuk anulohet nga cilado prej palëve, me një njoftim paraprak për palën tjetër, prej të paktën tre muajve më herët.

    Klani, në mars të vitit 2018 ka njoftuar të gjithë operatorët, përfshirë Kujtesën, për çfarë dëshmon edhe  dokumenti, se Barlet Imami, si drejtor i Zyrës Ligjore të televizionit, është i vetmi që ka kompetenca të plota për nënshkrime të kontratave dhe autorizimeve me përmbajtje të tilla.

    Imami thotë se prej që mori këtë detyrë nuk nënshkroi asgjë me Kujtesën.

    “Nuk kam nënshkruar kurrgjë”, është shprehur Imami.

    “Marrëveshja ka skaduar në qershorin e 2017-ës. Nuk kemi marrëveshje legale me këtë operator pas kësaj date”, ka shtuar ai.

    Ai thotë se Kujtesa po vazhdon të dezinformojë publikun.

    “Që nga koha kur ushtroj detyrën e Drejtorit të Zyrës Ligjore ky operator nuk është afruar për marrëveshje ose bashkëpunim. Sot përmes artikujve të sponsorizuar Kujtesa ka dalë me një deklaratë duke u munduar që të arsyetohet tek opinioni dhe abonentët e vetë se ka marrëveshje për transmetim deri në qershorin e 2021-ës. Kjo është e pavërtetë”, ka shtuar Imami.

    Një ditë më parë televizioni pyeti në Kujtesa për çështjen e diskutueshme, por përgjigje nuk mori, as të premten.

    E merret vesh se operatori në fjalë u ka thënë klientëve të vetë që i janë ankuar, përgjigje të ndryshme në lidhje me telashet që ka për transmetimin e Klanit. Herë u ka thënë se vetë ka telashe teknike që shumë shpejt do të rregullohen, e në raste tjera se televizioni ka problem.

    Këtë e dëshmojnë edhe shumë porosi që i erdhën Klanit në komunikime të ndryshme, një nga të cilat është kjo.

    Përfito FALAS një pushim për çift në Budva
    Nga Rubrika
    Lajme24 Mars 2023
    Policia ka bërë të ditur se kanë arrestuar një burrë në Gjilan dhe i njëjti ishte në kërkim. Sipas njoftimit të policisë...
    Lajme24 Mars 2023
    Zëdhënësja e Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina”, Arjeta Mjeku, ka thënë se numri i personave që e keqpërdorin ujin e pijes është...
    Lajme24 Mars 2023
    Oda Ekonomike Amerikane ka mirëpritur marrëveshjen e arritur të shtunën ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve. Përmes deklaratës për media,...
    Të tjera
    Lajme24 Mars 2023
    Një person me lëndime në kokë dhe këmbë është paraqitur në stacionin policor Leposaviq dhe ka deklaruar se është sulmuar fizikisht dhe...
    Lajme24 Mars 2023
    Mjeku në Klinikën e Urologjisë, Liridon Selmani, ka reaguar pasi që ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, të enjten e vizitoi këtë Klinikë...
    Bota/Rajoni24 Mars 2023
    Një hotel shtatëkatësh në Stamboll është përfshirë nga flakët mëngjësin e sotëm, duke shkaktuar dy viktima dhe dy të lënduar. Zjarri në...
    Bota/Rajoni24 Mars 2023
    Një ngjarje e rëndë ka tronditur SHBA-në, ku një 30-vjeçar është goditur me thikë në një autobus në Las Vegas. Në video,...
    Bota/Rajoni24 Mars 2023
    Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd, Christopher Hill, ka folur rreth bombardimeve të NATO-s që u zhvilluan 24 vjet...
    Kronika24 Mars 2023
    Një person është arrestuar, i cili pas një mosmarrëveshje ka sulmuar një person tjetër duke i shkaktuar lëndime trupore. Policia bën të...

    FrontOnline, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.