×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Kufijtë e BE-së mund të mbeten të mbyllur për vendet e Ballkanit Perëndimor

    FrontOnline
    23 Qershor 2020

    Kufijtë e jashtëm të Bashkimit Evropian mund të mbeten të mbyllur për qytetarët e Kosovës dhe vendeve tjera të rajonit të Ballkanit Perëndimor, edhe pas datës 1 korrik, përkundër rekomandimit të mëhershëm të Komisionit Evropian që këta kufij të hapen me këtë datë, raporton REL.

    Komisioni Evropian para dy javësh kishte rekomanduar që kufijtë e brendshëm të BE-së të hapen jo më vonë se me datën 15 qershor, ndërsa ata të jashtëm gradualisht prej 1 korrikut.

    Për vendet e Ballkanit Perëndimor, Komisioni kishte rekomanduar që kufijtë e jashtëm të hapen prej 1 korrikut duke e arsyetuar në atë kohë këtë rekomandim me gjendjen e mirë epidemiologjike.

    Komisioni kishte konstatuar se kjo situatë në vendet e Ballkanit Perëndimor është “e ngjashme apo edhe më e mirë sesa në vendet e BE-së”.

    Por, prej atëherë situata në rajon është përkeqësuar, me rritjen e shpejt të numrit të të infektuarve me koronavirus. Kjo ka bërë që disa shtete të BE-së të marrin masa individuale dhe që në nivel të BE-së të vihet në pikëpyetje heqja e kufizimeve për hyrjen në BE të shtetasve të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

    Zëdhënësi për çështje të migrimit në Komisionin Evropian, Adalbert Jahns, ka thënë se u takon vendeve anëtare të vendosin për heqjen apo jo të kufizimeve për qytetarët e Ballkanit Perëndimor.

    “Rekomandimi për nuk ishte vetëm për shkak të situatës epidemiologjike por edhe për shkak të raporteve të BE-së me atë rajon. Sa i përket situatës, ne jemi duke e ndjekur me shumë kujdes. Diskutimet në Këshill janë në vazhdim e sipër dhe në ato diskutime merret parasysh edhe situata aktuale epidemiologjike”, ka thënë ky zëdhënës në Komisionin Evropian.

    Edhe pse Komisioni Evropian mund të paraqesë rekomandime, vendimi për të hapur apo jo kufijtë u takon vendeve anëtare. Disa vende anëtare të BE-së tashmë janë duke i rritur masat për kufizimin e hyrjes së shtetasve nga vendet e Ballkanit Perëndimor.

    Kështu ka vendosur Sllovenia, ndërsa Kroacia kërkon që personat që hyjnë në territorin e saj, e rrjedhimisht edhe në atë të BE-së, të dëshmojnë arsyen domosdoshme për një udhëtim të tillë.

    Në vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor, Maqedoninë e Veriut, Kosovë, Serbi dhe Bosnje e Hercegovinë, ditëve të fundit ka pasur një rritje të numrit të infektuarve me koronavirusin e ri.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni14 Mars 2025
    Mark Carney u betua si kryeministër i ri i Kanadasë, në një ceremoni në kryeqytetin e vendit. Në Sallën Rideau të Otavës,...
    Bota/Rajoni14 Mars 2025
    Nga sot (14 mars) Rrugës së Arbrit i është shtuar edhe një tjetër tunel i ri tërësisht funksional, Tuneli i Murrizit. Vepra...
    Bota/Rajoni14 Mars 2025
    Sekretarja për media e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, ka thënë se bisedimet e mbrëmshme me Rusinë ishin produktive. Ajo tha se...
    Të tjera
    Lajme14 Mars 2025
    Gjykata Speciale ua ka vazhduar paraburgimin Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit. Kështu thuhet në vendimin e publikuar nga Specialja, transmeton Periskopi. Sipas Gjykatës,...
    Lajme14 Mars 2025
    Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka njoftuar se nesër KQZ do të mbajë mbledhje e ku në rend dite do të jetë...
    Lajme14 Mars 2025
    Kreu i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka pritur në takim diplomatin francez në Kosovë, Olivier Guerot. Të dy bashkë kanë biseduar rreth zhvillimeve...
    Kronika14 Mars 2025
    Policia e Kosovës ka dalë me informacione shtesë lidhur me aksidentin që ndodhi sot në në aksin rrugor Domoroc – Hodonoc të...
    Sport14 Mars 2025
    Avokati dhe përfaqësuesi juridik i Federatës së Futbollit të Kosovës, Taulant Hodaj, ka njoftuar sot përfundimin e bashkëpunimit të tij me institucionin...
    Vip14 Mars 2025
    Largimi i Egli Takos nga shtëpia e “Big Brother Vip” shtangu banorët, megjithatë, më e papritura nuk ka ndodhur ende. Në promon...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.