×
  • Lajme
  • Lajme

    Kuçi merr pjesë në takimin e Ministrave të Ballkanit Perëndimor

    FrontOnline
    01 Korrik 2020

    Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit Blerim Kuçi ka marrë pjesë sot në Takimin e Ministrave të Ballkanit Perëndimor të fushës së TIK me temën ”Ballkani Perëndimor për Epokën Dixhitale” të organizuar nga Këshilli për Bashkëpunim Rajonal (RCC) dhe i realizuar në formë virtuale.

    “Ndikimi i Marrëveshjes së Roamingut Rajonal dhe hapat e ardhshëm në drejtim të regjionit pa tarifa të roamingut deri më 1 Korrik 2021”, ka qenë çështja e parë e trajtuar në këtë takim ku Kuçi ka paraqitur të arriturat e palës kosovare për zbatimin e kësaj marrëveshje dhe ka shprehur gatishmërinë për përmbushjen e obligimeve të radhës drejt heqjes së plotë të tarifave të roamingut deri më 1 korrik 2021.

    Si çështje tjetër e trajtuar në këtë takim ministror ka qenë Axhenda e transformimit Dixhital në Ballkanin Perëndimor përtej vitit 2020.

    Në këtë rast, Kuçi ka prezantuar planet dhe prioritet e Kosovës për zhvillimin e sektorit të Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit (TIK), gjegjësisht të Agjendës Dixhitale të Kosovës.

    Po ashtu ai ka shprehur gatishmërinë e vendit tonë në implementimin e veprimeve në kuadër të fushave për ekonominë rajonale (REA 2021-2024) dhe vazhdimin e bashkëpunimit me të gjitha palët në rajon, që të arrihen të gjitha objektivat në mënyrë sa më efikase.

     Petrol Company  prin me çmime me të lira në derivate dhe shumë oferta të tjera
    Nga Rubrika
    Lajme28 Shtator 2023
    Komuna e Prishtinës ka shfuqizuar vendimin që parasheh paraqitjen e vërtetimit tatimor për të gjitha ata që duan të pajisen me certifikatë...
    Lajme28 Shtator 2023
    Kuvendi i Kosovës ka miratuar sot një Rezolutë me anë të së cilës dënon sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit. Kryetari i...
    Lajme28 Shtator 2023
    Prokuroria Themelore në Pejë, departamenti i krimeve të rënda, ka ngritur aktakuzë kundër dy personave, V.J. dhe B.S., për shkak se kanë...
    Të tjera
    Bota/Rajoni28 Shtator 2023
    Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi i ka reaguar presidentit serb Aleksandër Vuçiq që tha mbrëmë se në mesin e...
    Lajme28 Shtator 2023
    Anëtarja e Kryeisëë së Lëvizjes Vetëvendosje, Dejona Mihali, ka reaguar pasi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, tha se KFOR’i duhet të marrë...
    Lajme28 Shtator 2023
    Kryeministri Edi Rama në një deklaratë për mediat ka folur në lidhje me situatën në veri të Kosovës. Kreu i qeverisë shqiptare...
    Sport28 Shtator 2023
    Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama e ka prezantuar pamjen e re të tribunave në stadiumin e Flamurtarit në Prishtinë. I...
    Lajme28 Shtator 2023
    Pas sulmit të së dielës në Banjskë të Zveçanit, kryeministri Edi Rama ka kërkuar që KFOR-i të marrë nën kontroll veriun e...
    Lifestyle28 Shtator 2023
    Mëlçia është organ shumë “i punësuar” dhe kyç për tretje, por që për shkak të shtimit të futjes së toksineve në organizëm,...

    FrontOnline, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.