×
  • Lajme
  • Lajme

    Kthehet në rigjykim çështja penale kundër 8 të akuzuarve për disa vepra penale

    FrontOnline
    21 Korrik 2020

    Gjykata e Apelit ka vendosur në çështjen penale kundër të pandehurve A.Ll., S.R., R.S., H.H, B.K., R.T., B.L dhe M.J. Aktgjykimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë, i datës 30.04.2020, është anuluar dhe çështja i është kthyer gjykatës së shkallës së parë në rigjykim, për tu proceduar nga shqyrtimi fillestar.

    Departamenti Special i Gjykatës së Apelit, vendosi që të pandehurit A.Ll. dhe M. J. të mbeten nën masën e paraburgimit, deri sa gjykata e shkallës së parë të marrë vendim tjetër, ndërsa të pandehurit S.R., t’i ndërpritet menjëherë masa e paraburgimit, dhe t’i caktohet masa e paraqitjes në stacion policor.

    Gjykata e Apelit gjeti se aktgjykimi i gjykatës së shkallës së parë është i përfshirë në shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale, se gjendja faktike nuk është vërtetuar drejtë dhe në mënyrë të plotë, e po ashtu se është shkelur edhe ligji penal.

    A.Ll. muaj më parë, ishte shpallur fajtor nga ana e gjykatës së shkallës së parë për veprat penale ”Hakmarrja në ndihmë”, “Sulm Seksual“ dhe ”Përgatitja e veprave terroriste ose veprave penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës”, vepra këto të sanksionuara sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK), për çka është gjykuar më 12 vjet burgim. S. R., R. S., H. H. dhe B. K., ishin shpallur fajtor për veprën penale “Përgatitja e veprave terroriste ose veprave penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës”, dhe janë dënuar, S.R. me dënim burgimi në kohëzgjatje prej 5 viteve, R.S. më 4 vite burgim dhe H.H. më 3.

    B.K. ishte shpallur fajtor edhe për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe është dënuar me dënim unik me burgim prej 3 viteve. R.T. për veprën penale “Mos lajmërimi i veprave penale apo kryerësve të tyre” është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 2 viteve. Ndërsa B.L. për veprën penale “Mos lajmërimi i veprave penale apo kryerësve të tyre“, është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 2 viteve.

    Ndaj të akuzuarit tjetër të këtij rasti M.J. ishte shqiptuar Masa e Trajtimit të Detyrueshëm Psikiatrik me Ndalim në Institucionet e Kujdesit Shëndetësor në kohëzgjatje prej 10 viteve, për shkak të veprave penale “Hakmarrja”, “Përgatitja e veprave terroriste ose veprave penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

    Nga Rubrika
    Sport04 Mars 2026
    Barcelona u eliminua nga Kupa e Mbretit pavarësisht fitores 3-0 në ndeshjen e dytë gjysmëfinale, pasi Atlético Madrid kishte fituar takimin e...
    Sport04 Mars 2026
    Kupa e Kosovës në futboll do të rikthehet sot me tri ndeshje çerekfinale, ndërsa një tjetër do të luhet nesër. Skuadrat po...
    Sport04 Mars 2026
    Ndeshja midis kampionëve të Evropës, Spanjës dhe mbajtësve të Kupës së Amerikës, Argjentinës, ishte planifikuar të luhej më 27 mars në stadiumin...
    Të tjera
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gjirokastër, ku një e moshuar ka rënë nga tarraca e Shtëpisë së të Moshuarve. Ngjarja...
    Front TV04 Mars 2026
    Kryeministri Albin Kurti, për emrin e presidentit tha që përgjigja është çështje orësh. “Jemi duke shkuar në mbledhjen e GP, besoni qe...
    Lajme04 Mars 2026
    Kryeakademikja Justina Pula është emri i cili ka mbështetjen më të madhe në diskutimet për presidente konsensuale, brenda Partisë Demokratike të Kosovës,...
    Lajme04 Mars 2026
    Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar opinionin publik se, në kuadër të hetimeve intensive dhe me vendim të Prokurorit të Shtetit, janë...
    Lifestyle04 Mars 2026
    Këshilla të rëndësishme që duhet t’i ndiqni para se të përdorni mikrovalën. Nëse vendosni ushqimet e gabuara, në mikrovalë mund t’ju sëmurë,...
    Opinione04 Mars 2026
    Shkruan: Petrit Selimi Albin Kurti është lideri i parë partiak në historinë e demokracisë kosovare që ka opsione të shumëfishta me zgjedhë...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.