×
  • Lajme
  • Lajme

    Kthehet në Kosovë kuzhinieri i lënduar nga shpërthimi në Ferizaj

    FrontOnline
    08 Mars 2021

    Ministri në detyrë i Shëndetësisë Armend Zemaj, ka pritur në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, Enver Xhoklin, i cili ishte dërguar për trajtim mjekësor në Grac të Austrisë, pas shpërthimit të një bombole të gazit në kafiterin “Steak House” në Ferizaj .

    Zemaj pasi ka falënderuar shtetin austriak për ndihmesë e dhënë në shërimin e tij, ka thënë se sot është ditë gëzimi duke besuar që Xhokli t’i kthehet normalitetit dhe jetës së tij.

    “Ne pritën Enverin njërin nga të aksidentuarin qe ndodhi para ca kohësh në Ferizaj. Dëshiroj të falënderojmë shtetin mik Austrinë, ambasadorin konkretisht i cili me gjithë angazhimin edhe human por edhe profesional, janë angazhuar që në mënyrë të shpejtë të mundshme që dy bashkqytetarë tanë të shërohen e të kthehen tek familjet e tyre.

    Sot është një ditë gëzimi, besoj qe Enveri do t’i kthehet aktiviteteve të tija dhe familjes si më parë. Faleminderit të gjithëve për angazhimin mbi të gjitha profesionistëve tanë, që me intervenimin e tyre kanë bërë të mundur që Enveri të kthehet”, tha Zemaj.

    Ai po ashtu përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se trajtimi i tij është bërë po ashtu në klinikën e specializuar kundër djegieve në Spitalin e Gracit të Austrisë. Shërimin e morën përsipër institucionet e Austrisë.

    “Shpreh falënderim të thellë për të gjithë kontribuesit për trajtimin dhe kujdesin për të lënduarit tanë, udhëheqësit e Austrisë dhe Turqisë, ambasadorët Pllana dhe Dugolli si dhe familjet e të lënduarve për mirëkuptim dhe bashkëpunim”, tha Zemaj.

     

    https://www.facebook.com/zemajarmend/posts/285408099607723

    20 mijë qytetarë të Gjakovës bëhen me rrjet të ri
    Nga Rubrika
    Lajme26 Prill 2024
    Drejtori i Inspeksionit Florian Dushi ka njoftuar për inspektimin e linjave të autobusëve, kontrollin e taksive ilegal dhe të rregullt në pjesë...
    Lajme26 Prill 2024
    Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, ka folur në ‘Forumin për Siguri të mbajtur në Budapest të Hungarisë. Ai...
    Lajme26 Prill 2024
    Një person ka pësuar lëndime në fshatin Raushiq të Pejës, si pasojë e një aksidenti ku u përfshinë dy vetura dhe një...
    Të tjera
    Lajme26 Prill 2024
    Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia i ka dhënë meritat presidentes Vjosa Osmani për sigiurimin e donacionit të pajisjes PET Scan, nga organizata...
    Lajme26 Prill 2024
    Një delegacion i Doganës së Kosovës në krye me drejtorin Agron Llugaliu janë pritur në takim nga Dogana Franceze ku u bë...
    Lajme26 Prill 2024
    Për të shtunën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ku gjatë pasditës pritet të ketë reshje të izoluara shiu, kryesisht...
    Lajme26 Prill 2024
    Kryeministri Albin Kurti ka dhënë detaje mbi takimet që ka zhvilluar këtyre ditëve në Gjermani. Ai tha se kryefjala e vizitës së...
    Bota/Rajoni26 Prill 2024
    Një tërmet me magnitudë 6.1 goditi rrethin lindor të Tajvanit të Hualien këtë të shtunë (sipas kohës lokale). Njoftimi u dha nga...
    Lajme26 Prill 2024
    Klanin mund ta kenë inspirim, që në Kosovë të fillojnë një ndërtim. Kompania e njohur me seli në Zvicër “Lika Group”, themeluar...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.