×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    KSHZ kontrollon hapësirat për votim për zgjedhjet e 15 korrikut

    FrontOnline
    22 Qershor 2020

    Ekipet e KSHZ-së, të përbëra nga anëtarë të punësuar në zyrat rajonale të Komisionit dhe kryetarë të komisioneve zgjedhore komunale, këto ditë janë në terren në inspektim dhe konfirmim të gjendjes faktike të vendvotimeve dhe gjetjen e zgjidhjeve adekuate hapësinore, të cilat do t’i plotësonin Protokollet e sigurisë dhe shëndetësore dhe masat për mbrojtjen e votuesve dhe të organeve zgjedhore në ditën e votimit në zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Inspektime po bëhen në vendvotimet e territorit të tërë shtetit.

    Duke e marrë parasysh situatën me përhapjen e Kovid-19 dhe masat shëndetësore për mbrojtje, duhet të sigurohen hapësira më të mëdha, të cilat do të mund të ajrosen më shpesh gjatë tërë ditës, ndërsa votim, siç paralajmërojnë nga KSHZ-ja, do të mund të ketë në korridoret dhe në sallat sportive të shkollave. Problem në kuptim të sigurimit të këtyre masave shëndetësore, siç thonë nga KSHZ-ja, do të mund të jenë mjediset rurale me hapësira më të vogla për votim, por edhe më tej po bëhen përpjekje që të sigurohen kushte adekuate në pajtim me masat për mbrojtje nga Kovid-19.

    Zëdhënësi i KSHZ-së, Oliver Derkoski, thotë se një përqindje mjaft e madhe i plotësojnë këto masa shëndetësore. Gjithçka që është në shkolla, thotë ai, plotëson kushte. Aty ku votohet në katin e dytë, ndërrohet në të parin, ndërsa, siç shton, për votim do të shfrytëzohen korridoret dhe sallat sportive.

    Derkoski për AIM konfirmon se KSHZ-ja nuk i ka marrë Protokollet shëndetësore, por thotë se gjatë fundjavës anëtarët e Komisionit kanë pasur konsultime me përfaqësues të Komisionit për sëmundje infektive dhe se e presin Protokollin, të cilin në seancë Komisioni duhet ta shndërrojë në udhëzim për votim.

    KSHZ-ja deri në fund të javës duhet të bëjë zgjedhjen e anëtarëve të të a.q. këshillave shëndetësorë zgjedhorë, të cilët më 13 korrik do të duhet ta zbatojnë votimin e personave të sëmurë nga Kovid-19, në izolim dhe vetizolim. Listat e punonjësve shëndetësorë, Ministria e Shëndetësisë veçmë i ka dërguar deri te KSHZ-ja, ndërsa partitë politike listat me përfaqësuesit e tyre. Për plotësimin e vendeve në këshillat zgjedhorë për gjashtë njesitë zgjedhore, nevojiten rreth 500 punonjës shëndetësorë. Ata personat të cilët janë të sëmurë nga Kovid-19, bartës të virusit ose të pranueshëm për votim, do të mund të paraqiten shtatë ditë para ditës së prononcimit.

    Stërvitja për organet zgjedhore planifikohet të vazhdojë më 29 qershor, me pjesë të plotësuara që kanë të bëjnë me mbrojtjen nga Kovid-19. Ekipet shëndetësore do të kalojnë stërvitje të posaçme për realizimin e të drejtës së votës.

    Lista zgjedhore për votim më 15 korrik në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, duhet të mbyllet më 4 korrik. Në KSHZ po përpunohen të dhënat të cilat janë marrë nga MPB-ja, shërbimet amë, gjykatat dhe Drejtoria për sanksionime.

    Në vijim është edhe paraqitja e vëzhguesve, të cilët do t’i ndjekin fushatat, e cila fillon më 24 qershor dhe do të zgjat deri më 12 korrik në mesnatë.

    Pritet që KSHZ-ja të mbajë seancë, me siguri të enjten dhe të miratojë udhëzime adekuatë për fushatën dhe për ditën e votimit, si dhe vendime tjera lidhur me procesin zgjedhor.

    Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë nesër ndërprerje të rrymës
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni26 Korrik 2024
    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka marrë pjesë në Paris në samitin mbi sportin dhe zhvillimin e qëndrueshëm krah rreth pesëdhjetë krerë...
    Bota/Rajoni26 Korrik 2024
    Presidenti i Shqipërsië, Bajram Begaj ka pritur në takim ambasadoren e Zambias, Patricia Chisango Kondolo. Në njoftimin e presidencës së Shqipërisë, bëhet...
    Bota/Rajoni26 Korrik 2024
    Pasagjerët që ishin në aeroportin në Bazel të Zvicrës, janë evakuuar. Kjo është bërë për të shmangur rrezikun, pasi ka pasur një...
    Të tjera
    Sport26 Korrik 2024
    Ekipi Olimpik i Shqipërisë ka qenë prej shteteve të para që ka parakaluar mbi varka përgjatë lumit Senna në Paris. Shqipëria merr...
    Lajme26 Korrik 2024
    Qeveria e Kosovës ka mbajtur sot një mbledhje në formë elektronike, ku ka marrë një vendim. Në këtë mbledhje, Qeveria ka ndryshuar...
    Lajme26 Korrik 2024
    Sot u bënë 6 vjet që nga vdekja e Adem Demaçit, e për përvjetorin e vdekjes së tij, reaguan shumë figura politike....
    Sport26 Korrik 2024
    Claudio Bravo pretendon se ishte më i mirë se Marc-Andre Ter Stegen kur mbërriti te Barcelona në verën e vitit 2014. Barça...
    Lajme26 Korrik 2024
    Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, sot ka publikuar një video nga Mitrovica e Veriut dhe nga kufiri i Kosovës me Serbinë...
    Lajme26 Korrik 2024
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani përmes një paraqitje “live” nga Parisi ka thënë se për rreth 30 minuta pritet të fillojë ceremonia...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.