×
  • Lajme
  • Lajme

    Kryetari Kastrati, i vetmi rast aktiv me koronavirus në Kamenicë

    FrontOnline
    17 Qershor 2020

    Kryetari i Kamenicës, Qëndron Kastrati, ka bërë të ditur se ai është i vetmi rast aktiv me koronavirus në këtë komunë.

    “Deri tash kemi pasur 42 raste të identifikuara. Për momentin jam vetëm unë. Dje kur u kuptua se edhe unë jam infektuar u konstatua se është shëruar personi i fundit. Aktualisht jam vetëm unë rast aktiv”, ka thënë ai në KTV.

    Kastrati ka thënë se dyshon që e ka marrë virusin gjatë një vozitjeje me një person që kishte rezultuar pozitiv me koronavirus. Ai është shprehur se tash për tash s’ka kurrfarë simptome.

    “Kam kuptuar që personi në fjalë (kontakti), ditën e premte ka bërë testin dhe nga ai moment jam izoluar. Ai e ka kuptuar ditën e shtunë e pastaj të hënën kam kryer testin dhe mu dha rezultati. Për fat të mirë, ne kryetarët e komunave po mundohemi të respektojmë masat jo vetëm që të mos i rrezikojmë të rrezikojmë të tjerët, por të jemi edhe shembull se si të sillemi”, ka thënë Kastrati. “Unë nuk jam i fushës, por prej asaj që kam mësuar, ne kemi shkuar së bashku në një aktivitet, isha në veturë me personin në fjalë. Prej rasteve të tjera që janë testuar, asnjë s’doli i infektuar, e unë po. Kam përshtypjen që qëndrimi në veturë së bashku dhe mundësia që të shkëmbejmë gjësende erdhi te infektimi im. Në veturë gjatë rrugës s’kam pas maskë”.

    Ai ka treguar se ka identifikuar 27 persona kontakti të cilët pritet të testohen.

    Nga Rubrika
    Lajme22 Janar 2025
    Tre persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në Drenas të mërkurën, rreth orës 06:00 të mëngjesit. Flora...
    Lajme22 Janar 2025
    Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar 27 janarin 2025 për mbajtjen e shqyrtimit fillestar ndaj Naim Murselit, Granit Plavës, Kushtrim Kokallës dhe...
    Lajme22 Janar 2025
    Ish-diplomati kosovar, shpreson se qytetarët do të vetëdijesohen dhe nuk do të bien më pre e premtimeve boshe në fushatë. Sipas tij,...
    Të tjera
    Lajme22 Janar 2025
    Edhe sot në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, po vazhdon procesi i gjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçit, Kadri...
    Zgjedhjet 202522 Janar 2025
    Lidhja Demokratike e Kosovës ka publikuar agjendën e kandidatit të saj për kryeministër, Lumir Abdixhiku. Në njoftimin e lëshuar thuhet se aktivitetet...
    Lajme22 Janar 2025
    Sot shënohet 27-vjetori i sulmit të dytë të Serbisë mbi familjen e komandantit legjendar Adem Jashari në Prekaz. Më 22 janar 1998,...
    Lajme22 Janar 2025
    Të hënën është bërë inaugurimi i Presidentit të 47-të të këtij të SHBA-ve, Donald Trump. Mesin e qindra të ftuarve në këtë...
    Lajme22 Janar 2025
    Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) njofton se sot, do të kryhen punime të domosdoshme për siguri të sistemit...
    Zgjedhjet 202522 Janar 2025
    Kandidati i PDK-së për kryeministër Bedri Hamza, sot në kuadër të fushatës zgjedhore do të shkojë në Çagllavicë dhe do të mbajë...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.