×
  • Lajme
  • Lajme

    Kryesia e Kuvendit vendos për formimin e komisionit hetimor për leje të hidrocentraleve

    FrontOnline
    12 Gusht 2020

    Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka shqyrtuar sot propozimin e deputetit të LDK-së Haxhi Avdyli, mbështetur edhe nga 41 deputetë tjerë nënshkrues, për formimin e Komisionit Hetimor Parlamentar mbi procesin e licencimit, operimit, mbikëqyrjes dhe aplikimit për lejet të hidrocentraleve në Republikën e Kosovës.

    Pas diskutimeve, Kryesia vendosi që formimi i këtij komisioni të jetë pikë e rendit të ditës në seancën e të premtes, 14 gusht 2020.

    Sipas vendimit të seancës së datës 7 gusht, pikë e parë rendit të ditës së seancës së të premtes, do të jetë shqyrtimi i dytë i Projektligjit për parandalimin dhe luftimin e COVID-19. Po ashtu, seanca do të shqyrtojë për herë të parë Projektligjin nr. 07/L-016 për Rimëkëmbjen Ekonomike – COVID-19.

    Në vazhdim të mbledhjes së sotme, e cila u mbajt në formë virtual, Kryesia u njoh me ecurinë e punimeve të Asamblesë Parlamentare të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore, të zhvilluar gjatë muajit qershor të këtij viti dhe për herë të parë të kryesuar nga Kosova.

    Nga Rubrika
    Lajme22 Nëntor 2024
    Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë, ka mbajtur tryezë diskutimi lidhur me katërvjetorin e marrëveshjes historike për normalizim ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë,...
    Lajme22 Nëntor 2024
    Deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi ka reaguar lidhur me ngritjen në pozitë e njërit prej të arrestuarve për rezervat shtetërore, Irfan Lipovica,...
    Kronika22 Nëntor 2024
    Një aksident trafiku mes një veture dhe një motoçiklete ka ndodhur gjatë ditës së premte në kryeqytet. Si pasojë ngasësi i motoçikletës...
    Të tjera
    Lajme22 Nëntor 2024
    Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me plagosjen që ndodhi dje në lagjen “Kodra e Trimave” në Prishtinë, ku një burrë...
    Lajme22 Nëntor 2024
    Përfaqësues të NP “Termokos” Sh.A së bashku me përfaqësues të Komunës së Prishtinës, Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, Ministrisë së Ekonomisë,...
    Lajme22 Nëntor 2024
    Anëtari i Komisionit Parlamentar për Shëndetësi, Bekim Haxhiu, ka kritikuar vendimin e qeverisë për rritjen e pagave në sektorin publik, duke e...
    Lajme22 Nëntor 2024
    Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka thënë se kanë nënshkruar kontratë të re me kompaninë “Salillar” nga Shqipëria...
    Lajme22 Nëntor 2024
    Edita Tahiri e cila është ish-kryenegociatorja e dialogut të Kosovës me Serbinë, ish-zëvendës kryeministre e Kosovës dhe politikane veterane e Partisë Demokratike...
    Lajme22 Nëntor 2024
    Ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka kritikuar vendimin e Qeverisë për rritjen e pagave, duke e cilësuar si një “improvizim” dhe një...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.