×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Kryemjeku i SHBA: Katër lloje koronavirusesh qarkulluan në dimër, këto janë pasojat te të infektuarit

    FrontOnline
    23 Korrik 2020

    Në çeljen e takimit virtual të Shoqatës Amerikane për Kërkimet e Kancerit (AACR), i cili i kushtohej dhe koronavirusit, eksperti kryesor për sëmundjet infective në SHBA, Anthony Fauci shpjegoi se koronaviruset nuk janë vetëm infeksione njerëzore- lakuriqët ë natës dhe kafshë të tjera mund të shërbejnë si bartës, apo si “rezervuare virale”.

    “Në të kaluarën, është gjetur se katër koronaviruse kanë qenë përgjëgjesë për gripa të zakonshëm dimërorë. Më vonë, ato evoluon duke shkaktuar sëmundje më të rënda si SARS në 2002 apo MERS në 2012″.

    “Nga qershori deri në korrik ne 2003-shit, nuk pati më raste SARS-i. Virusi u frenua vetëm më masa publike dhe izolim, pa ilaçe e vaksina”, kujtoi Fauci. Sa për MERS-in, që u shfaq si pandemic potenciale në Arabinë Saudite, ai u kalua nga një lakuriq nate tek një deve e më pas tek njerëzit”, vazhdoi eksperti.

    Edhe pse Covid 19 është një familje me SARS-in, ai ka një transmetueshmëri shumë të lartë e këtë po e dëshmojnë qartë shifrat: 15 milionë infektime në mbarë globin e mbi 600 mijë vdekje, dhe ende, siç thotë Fauci, nuk po i “ duket fundi”.

    Sipas tij, tashmë po bëhet gjithmonë e më e pranishme tek të prekurit humbja e nuhatjes dhe shijes, përpos shenjave të tjera të njohura tashmë: temperaturë, kollë e vështirësi në frymëmarrje.

    “Nga të gjithë viruset me të cilat kam pasur të bëj, jam i befasuar nga spektri i gjerë i kësaj sëmundjeje, simptomat e së cilës variojnë nga asimptomatikët, deri shenjat e buta (në shtrat për disa ditë), në më të rënda (në shtrat për disa javë dhe sindromë postvirale”, tek shtrimi në spital, terapia intensive, intubimi e në fund vdekja, u shpreh Fauci.

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    KESCO, në cilësinë e Furnizuesit të Shërbimit Universal, njofton se në përputhje me Ligjin për Energjinë Elektrike dhe me kërkesë të Zyrës...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputetja e LDK-së, Janina Ymeri ka dërguar pyetje në KEK në lidhje me thëngjillin përgjatë vitit 2025 dhe 2026. Këto pyetje ajo...
    Lajme04 Mars 2026
    Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se nga java e ardhshme do të nisë procesi i nënshkrimit të kontratave për shërbime,...
    Të tjera
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Katari është vënë në shënjestër të dy raketave balistike iraniane, thotë ministria e tij e mbrojtjes. Njëra prej këtyre raketave u kap...
    Sport04 Mars 2026
    Ndeshja midis kampionëve të Evropës, Spanjës dhe mbajtësve të Kupës së Amerikës, Argjentinës, ishte planifikuar të luhej më 27 mars në stadiumin...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Franca ka vendosur avionë luftarakë “Rafale” mbi qiellin e Emirateve të Bashkuara Arabe për të mbrojtur bazat e saj ushtarake atje, tha...
    Lajme04 Mars 2026
    Blerim Canaj, analist politik duke folur për ”Front Online” lidhur me zhvillimet rreth zgjedhjes së presidentit ka hedhur dyshime mbi kandidaturat që...
    Lajme04 Mars 2026
    Analisti politik, Arton Demhasaj në një prononcim për “Front Online” ka folur lidhur me zhvillimet e fundit rreth çështjes së zgjedhjes së...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i Kosovës, Xhavit Haliti, ka komentuar rreth çështjes së zgjedhjes së presidentit të Kosovës, duke theksuar se koalicioni politik me Lëvizjen...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.