×
  • Sport
  • Sport

    Kryeministri Kurti në takim me komunitetin sportiv: Na duhet edhe masivizimi edhe shkëlqimi i sportit

    FrontOnline
    22 Janar 2022

    Për të diskutuar për sportin dhe rëndësinë e tij, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti u takua me komunitetin sportiv në një ngjarje të organizuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në bashkëpunimin me Komitetin Olimpik të Kosovës. Të pranishëm në këtë takim ishin përfaqësues të institucioneve publike, të nivel qëndron e lokal, si dhe përfaqësues të organizatave të ndryshme sportive.

    Kryeministri Kurti falënderoi ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku dhe Komitetin Olimpik për ftesën, mikpritjen dhe për organizimin e kësaj tryeze, që i dedikohet strategjisë dhe Ligjit për Sportin. Përveç rezultateve të veçanta në arenën ndërkombëtare, e që janë të mëdha, ai tha se sporti na duhet edhe si kulturë e përgjithshme e popullsisë. “Na nevojitet edhe masivizimi dhe shkëlqimi i sportit”, tha kryeministri gjatë diskutimit. Për të arritur këtë padyshim se infrastruktura sportive është e rëndësishme dhe kjo do të trajtohet me prioritet shtetëror në qeverinë tonë, u shpreh më tej kryeministri Kurti.

    Ai shtoi se dëshmi për këtë prioritizim të sportit përbën fakti, që për herë të parë në Kosovën e pavarur, sporti dhe zhvillimi i tij do të jetë pjesë e Strategjisë Nacionale për Zhvillim.

    Kryeministri Kurti po ashtu veçoi edhe rëndësinë që ka lidhja në mes sportit dhe arsimit. “Ura lidhëse në mes sportit dhe arsimit edhe si veprimtari shoqërore edhe si institucionale shtetërore, duhet të jetë e fuqishme, sepse asisoj i zbulojmë herët talentet e i mbështesim me kohë, dhe e bëjmë sportin trend e kulturë për të gjithë”, tha ai.

    Afër 6500 banorë të Shalës së Bajgorës përfitojnë nga rrjeti i ri
    Nga Rubrika
    Sport26 Prill 2024
    Në vitin 2023, Lionel Messi e fitoi Topin e Artë për të tetën herë që ishte një rekord. 36-vjeçari e mori çmimin...
    Sport26 Prill 2024
    Drejtori sportiv i Juventusit, Cristiano Giuntoli, ka kontaktuar me Lille për të eksploruar një lëvizje Edon Zhegrovën. “Bianconerët” po përgatiten për një afat...
    Sport26 Prill 2024
    Futbollisti legjendar dhe ikona e Barcelonës, Romario, është kthyer nga pensionimi në moshën 58-vjeçare. Braziliani ka nënshkruar për klubin e tij të...
    Të tjera
    Bota/Rajoni26 Prill 2024
    Një tërmet me magnitudë 6.1 goditi rrethin lindor të Tajvanit të Hualien këtë të shtunë (sipas kohës lokale). Njoftimi u dha nga...
    Lajme26 Prill 2024
    Klanin mund ta kenë inspirim, që në Kosovë të fillojnë një ndërtim. Kompania e njohur me seli në Zvicër “Lika Group”, themeluar...
    Lajme26 Prill 2024
    Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), sot ka prezantuar raportin për monitorimin e punës së Kuvendit të Kosovës për vitin 2023. Ky...
    Bota/Rajoni26 Prill 2024
    Shëndeti i Mbretit të Britanisë së Madhe mund të mos jetë duke u përmirësuar. Sipas mediave amerikane, gjendja e tij shëndetësore është...
    Bota/Rajoni26 Prill 2024
    Politikani serb, Nikolla Sandulloviq, e ka postuar një fotografi në platformën X ku shihet duke i  shtrënguar duart me ish-kreun e OSBE-së...
    Lajme26 Prill 2024
    Që të bëhen votat për votimin e Kodit Civil duhet edhe pak kohë. Kështu shprehet Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e cila...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.