×
  • Lajme
  • Lajme

    Kryeministri akuzon Policinë dhe Inspektoratin se po dështojnë të zbatojnë masat anti-COVID19

    FrontOnline
    25 Korrik 2020

    Shefi i Qeverisë, Avdullah Hoti, ka akuzuar Policinë dhe Inspektoratin se nuk po zbatojnë vendimet e Qeverisë për masat anti-COVID. Ka thënë se përgjegjësia do të kërkohet në mënyrë zinxhirore.

    Hoti ka thënë se Policia duke shkelur vendimet e Qeverisë ka lejuar të mbahen edhe protesta gjatë kohës kur janë ndalur tubimet me vendim qeveritar.

    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, ka akuzuar Policinë e Kosovës dhe Inspektoratin për mos respektim të vendimeve të Qeverisë së Republikës së Kosovës me qëllim të parandalimit të pandemisë.

    Hoti ka thënë se gjatë këtyre ditëve janë organizuar aktivitete sportive dhe protesta në mes të Pristhinës pa leje dhe s’është ndërmarrë asgjë.

    “Inspektorati dhe policia duhet të bëjnë punën e tyre dhe të zbatojnë ligjin dhe vendimit të qeverisë për mbajtjen e distancës, maskës. Jemi të shqetësuar me mosrespektimin e masave në disa raste dhe me mos angazhimin e inspektoratit dhe policiës në disa raste. Ka pasur protesta në mes të Prishtinës dhe aktivitete sportive.Zingjiri komandues duhet të marrë përgjegjësi për mos respektimin e vendimeve të Qeverisë”, ka thënë Hoti.

    Ai gjithashtu ka thënë se pas vlerësimit të situatës aktuale me COVID, kanë ardhur në përfundim që tri masat që duhet të zbatohen detyrimisht janë mbajtja e maskës, distancës dhe higjienës personale.

    “ Ne bëmë një vlerësim të situatës në të cilën jemi. Ju e keni pa rritjen e numrit të rasteve gjatë ditëve të fundit. Dhe po mundohemi që të koordinojmë aktivitetet për të menaxhuar këtë sitautë. Kemi humbur tre mjekë, dhe në këtë rast dëshiroj të shprehi ngushëllime dhe për të gjitha familjet që kanë humbur të afërmit e tyre nga kjo pandemi.Tri instrumentet që na ndihmojnë të parandalojmë këtë situatë, derisa s’kemi vaksinë.Mbajtja e detyrueshme e maskës, mbajtja e distancës dhe mbajtja e higjienes personale”, ka shtuar Hoti.

    Derisa ka paralajmëruar se nëse i rekomandohet nga ekspertët është në gjendje të marrë edhe masat më ekstreme.

    Nga Rubrika
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku të hënën me bashkëpartiakët e tij, bëjnë homazhe te varri i ish-presidentit historik Ibrahim Rugova....
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota. Ai thotë se kanë investuar shumë në ushtri e mbrotje,...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij, Xhaferin dhe pensionistë të tjerë, ku ka premtuar se viti...
    Të tjera
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryetari i Podujevës Shpejtim Bulliqi, ka shprehur pikëllim për vdekjen e Hilmi Ukës, i cili ishte mësimdhënës dhe drejtor shkolle. Ai tha...
    Vip22 Dhjetor 2024
    Ish-konkurrentët e edicionit të tretë të Big Brother VIP Kosova, Arioni dhe Diana janë fotografuar së bashku. Ata krijuan lidhje sa ishin...
    Vip22 Dhjetor 2024
    Leo është bërë nervoz pasi dështoi në sfidën për kapitenin e javës. Madje ai thotë se Fitimit nuk i duhet asgjë avantazhi...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Në pikën kufitare në Merdarë, sot është paraqitur një autobus me targa vendore, ku gjatë kontrollit të mjetit, janë selektuar për skanim...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është shprehur se viti 2024 ka qenë viti i pasaportës së vendit tonë. Përmes një postimi në...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Në një bisedë me një gazetar, Ilir Tahiri, kandidati për deputet i PDK-së, shprehu shqetësimin për qëndrimet e Albin Kurtit ndaj UÇK-së....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.