Kryetari i Qendrës për Kontrollimin e Sëmundjeve në Kinë, Gao Fu, ka thënë se ka marrë një vaksinë eksperimentale kundër koronavirusit në përpjekje për t’i bindur njerëzit që ta marrin atë kur të miratohet.
“Jam injektuar me një nga vaksinat. Shpresoj se do të funksionojë”, tha ky zyrtar për Alibaba Health, degë e gjigantit kinez për tregti elektronike, dhe Cell Press, publikues amerikan i artikujve shkencorë.
Një kompani shtetërore kineze ua ka thënë vaksinën eksperimentale punëtorëve në mars, madje para se të bëhej testimi i njerëzve. Disa eksertë ishin të shqetësuar për aspektin etik të këtij veprimi, shkruan “The Guardian”, transmeton Gazeta Express.
Gao nuk tregoi kur apo si e ka marrë vaksinën eksperimentale, duke mos bërë të ditur nëse ka qenë pjesë e testimit të miratuar nga qeveria.
Tetë nga 25 vaksinat kundër koronavirusit që janë duke u testuar në njerëz në nivel botëror janë zhvilluar në Kinë. Asnjë shtet tjetër nuk ka më shumë vaksina në këtë aspekt.