×
  • Lajme
  • Lajme

    Kryediplomati gjerman: Do të udhëtojë në Kosovë dhe Serbi, dialogu është përparësi

    FrontOnline
    14 Korrik 2020

    Ministri i Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Heiko Maas, vlerësoi se është mirë që erdhi deri te vazhdimi i dialogut mes Kosovës dhe Serbuisë, dhe njoftoi vizitën e tij në Kosovë dhe Serbi.

    “Është e qartë për mua që duhet të udhëtojë në Serbi dhe Kosovë dhe të dërgoj një sinjal të fortë se dialogu është përparësi për ne”, tha Maas gjatë prezantimit të përparësive të presidencës gjermane të Këshillit të BE-së para Komitetit për Politikë të Jashtme të Parlamentit Evropian në Bruksel.

    Ai deklaroi se së së fundmi është takuar me të dërguarin e BE-së për dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës, Mirosllav Lajçak, në Brelin, dhe theksoi se Gjermania do të mbetet e përkushtuar për vazhdimin e dialogut, raporton Tanjug, transmeton Klan Kosova.

    “Këto janë vende që duan një të ardhme evropiane dhe ne nuk duhet t’i lejojmë ata të heqin dorë nga ne, dhe ne e dimë që të tjerët kanë interes të ndikojnë në atë rajon”,

    Kreu i diplomacisë gjermane vlerëson se përveç situatës “të vështirë dhe komplekse” në rajon, tani ka pasur një shpërthim të ri të pandemisë së virusit korona.

    Kryediplomati gjerman deklaroi se Gjermania do të përpiqet të hap negociatat e pranimit me Maqedoninë Veriore deri në fund të presidencës së saj, deri në fund të vitit, por ai shprehu dyshimin se e njëjta do të jetë e mundur me Shqipërinë

    Nga Rubrika
    Lajme29 Maj 2025
    Drejtori i ZRrE-së ka folur për protestën e bizneseve të mbajtur sot në hyrjet e Prishtinës. Ai ka thënë se pavarësisht gjithë...
    Lajme29 Maj 2025
    Ambasadori i Britanisë së Madhe në OSBE, ka pritur Shefin e Misionit të OSBE-së në Kosovë, Gerard McGurk, në Këshillin e Përhershëm...
    Lajme29 Maj 2025
    Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, në një intervistë në televizionin shqiptar A2CNN teksa ka folur për sigurinë e vendit, ka...
    Të tjera
    Lajme29 Maj 2025
    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Bash aka thënë se vendimi për daljen në tregun e lirë “nuk i ka zënë krejt në...
    Lajme29 Maj 2025
    Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves ka reaguar pas kërcënimeve të fundit ndaj presidentes, Vjosa Osmani. Në një postim në Facebook, ai...
    Lajme29 Maj 2025
    Agjencia e lajmeve Reuters, ka shkruar për protestën e mbajtur sot në Prishtinë nga qindra pronarë biznesesh kundrejt vendimit të daljes në...
    Sport29 Maj 2025
    Drita njofton për ndarjen me Florjan Smakiqin. Klubi gjilanas zbuloi se portieri kosovar e ka gjetur një ekip tjetër dhe “Intelektualët” e...
    Kronika29 Maj 2025
    Policia e Mitrovicës së Jugut ka arrestuar sot një person i cili ishte i kërkuar me urdhëresë aktive të Gjykatës. Siç njofton...
    Lajme29 Maj 2025
    Ish-deputeti i AAK-së, Haki Abazi ka reaguar për protestën e bizneseve të cilët bllokuan për dy herë hyrjet kyçe të kryeqytetit. Sipas...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.