×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Kriza e coronës/ Rënie historike e eksportit gjerman në prill, nuk kishte ndodhur nga 1950

    FrontOnline
    10 Qershor 2020

    Prilli i kaluar do të futet në historinë e tregtisë gjermane – për të keq! Eksporti gjerman ka rënë për më shumë se 30%, krahasuar me prillin e vitit të kaluar. Një gjë e tillë nuk ka ndodhur kurrë, prej vitit 1950.

    Kriza e Coronës e ka goditur ekonominë gjermane në prill me tërë fuqinë. Shutdown për shkak të epidemisë ka filluar në mars, por prilli ishte muaji kur ekonomia gjermane ka përjetuar një rënie historike, për shkak të mbylljes së kufijëve, kufizimeve në udhëtime dhe pengesave në trasnportet tokësore, ujore dhe ajërore. Si pasojë, eksporti gjerman ka shënuar në prill një rënie në krahasim me një vit më parë prej 31,1 %.

    Volumi i tregtisë së jashtme ka qenë vetëm 75,7 miliardë Euro, kumtoi Enti i Statistikave të martën në Wiesbaden. Ishte kjo rënia më e madhe e eksportit gjerman gjatë një muaji që prej fillimit të matjeve statistikore në vitin 1950. Krahasuar me marsin e vitit 2020, eksportet në prill kanë rënë për 24,0%.

    Kina, Evropa, Amerika
    Eksportet gjermane kanë rënë varësisht nga tregu dhe vendet e botës. Eksportet në Kinë kanë rënë në prill të vitit 2020 më pak se në rajonet tjera, me një minus prej 12,6 %. Virusi Corona është paraqitur për herë të parë në Kinë. Por në mars ai është përhapur me tërë fuqinë në Evropë dhe SHBA. Këtë e tregon edhe bilanci i eksporteve. Më së shumti është prekur eksporti në Francë me një minus prej 48,3 %, pastaj në Itali minus 40,1 dhe SHBA minus 35,8%, në krahasim me një vit më parë.

    Shumë ekonomistë kanë llogaritur me një rënie të madhe të eksportit gjerman, pas rënies në mars prej 11,7 %. Por rënia në prill ka qenë edhe për ta më e madhe sesa që është menduar. Eksporti gjerman ka rënë në tre muajt e fundit në mënyrë konstante. Ndaj ekspertët janë kureshtarë të shohin se si do të zhvillohen gjërat deri në fund të vitit.

    Dhoma e Industrisë dhe Tregtisë në Gjermani llogaritë se në vitin 2020 mund të ketë një rënie të eksporteve prej të paktën 15 %. Edhe Shoqata Federale e Industrisë (BDI) pret një minus prej rreth 15 % të eksporteve. Ekspertët thonë se nga bumi i 10 viteve të fundit në eksport ka mbetur pak. Por pas lehtësimeve të fundit të masave mbrojtëse, në Gjermani ka filluar të përmirësohet gjendja./DW/

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Dëshmia e holandezit, Koen Herlaar do të vazhdojë edhe sot në gjyqin ndaj Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Isni Kilajt, Fadil Fazliut dhe...
    Lajme04 Mars 2026
    Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka pezulluar përkohësisht nga puna Gresa Latifin, e cila ka shërbyer si inspektore hetuese në Divizionin e Marrëveshjeve...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbi vendin tonë mot sot pritet të jetë i vranët, me intervale dielli. Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nasuf Bejta, ka deklaruar se aktualisht nuk ekziston “matematikë” që do ta mundësonte zgjedhjen e Vjosa Osmani për...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thonë se kanë vrarë komandantin e Forcës Quds të Iranit në Liban, Daoud Ali Zadeh, në...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Franca njoftoi se po e dërgon aeroplanmbajtësen e saj të vetme, Charles de Gaulle, në Mesdheun lindor si përgjigje ndaj përshkallëzimit të...
    Lajme03 Mars 2026
    Opinionistja Aida Dërguti deklaroi se kryeministri Albin Kurti nuk do ta lejojë presidenten Vjosa Osmani që të mbajë njëkohësisht rol si anëtare...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka shënuar fitore 3-0 ndaj Atletico Madrid në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, por kjo nuk ka mjaftuar për të...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Një zyrtar i lartë i Shtëpisë së Bardhë ka thënë se pikëpamja e tyre përputhet me atë të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.