Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, Naser Ramadani, ka arritur në objektin e Qeverisë.
Aty Ramadani do të takohet me kryeministrin e vendit, Avdullah Hotin.
Në këtë takim do të marrin pjesë krerët e institucioneve shëndetësore në vend.
Ramadani sot ka qëndruar në Klinikën Infektive të QKUK-së, bashkë me ministrinë Shëndetësisë, Armend Zemajn.
Ndërkohë, situata me koronavirusin në Kosovë është rënduar., raporton Express
Në 24 orët e fundit është raportuar se kanë vdekur 12 persona.
Ndërkaq mbrëmjen e së shtunës, IKSHPK ka njoftuar se janë konfirmuar 178 raste me COVID-19.