×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Kremlini akuzon Bidenin për gjuhë të urrejtjes

    FrontOnline
    26 Tetor 2020

    Kremlini e ka vlerësuar si të gabueshme qasjen e kandidatit demokrat për president të SHBA-së, Joe Biden, se Rusia është kërcënimi më i madh për sigurinë kombëtare amerikane.

    Madje, Moska e akuzoi demokratin për përhapje të urrejtjes kundër Rusisë. Komentet janë shprehur vetëm një javë para se Bideni të përballet me presidentin Donald Trump në zgjedhjet e 3 nëntorit, ndërsa po prin në anketime. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka thënë se Moska assesi nuk pajtohet me vlerësimin e Bidenit. Ai ka shprehur keqardhje për siç ka thënë përhapje të urrejtjes kundër Federatës Ruse.

    Raportet e Rusisë me SHBA-në pësuan rënien më të madhe pas Luftës së Ftohtë, kur më 2014, shteti rus e aneksoi Krimenë nga Ukraina. Atëherë, Bideni ishte zëvendëspresident në administratën e Barack Obamas. Raportet u përkeqësuan edhe më shumë kur inteligjenca amerikane konfirmoi se Rusia kishte ndërhyrë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016, në favor të Trumpit.

    Banorja e 13-të e BBVK rrëfen ngjarjen e frikshme që i ka ndodhur
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni26 Prill 2024
    Mund të nevojiten rreth 14 vjet për ta pastruar Rripin e Gazës nga mbeturinat, përfshirë mjetet e pashpërthyera, që janë lënë nga...
    Bota/Rajoni26 Prill 2024
    Janë publikuar rezultatet zyrtare të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve nga raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale, përcjell albinfo.ch. Vetëm me votimin e...
    Bota/Rajoni26 Prill 2024
    Gjatë protestës së sotme, Rithemelimi ka hedhur sërish molotov në derën e bashkisë së Tiranës. Pas hedhjes së molotëve, kanë ndërhyrë efektivët...
    Të tjera
    Lajme26 Prill 2024
    Kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka qëndruar në Shtime ku ka thënë se ka takuar disa biznese në të...
    Lajme26 Prill 2024
    Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti ka thënë se vrasjet e pasluftës janë përdorur me qëllim për të njollosur UÇK-në. Haliti në emisionin...
    Lajme26 Prill 2024
    Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, të enjten më 25 prill ka qëndruar në Bruksel në kuadër të takimit të pestë për çështjen...
    Lajme26 Prill 2024
    Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit ndau sot çmimet në Panairin e 3-të mbarëkombëtar të librit akademik dhe shkencor, të mbajtur nga...
    Lajme26 Prill 2024
    Institucioni i Avokatit të Popullit organizoi tryezë diskutimi me rastin e shënimit të Ditës Kombëtare të Personave të Pagjetur. Naim Çelaj, avokati...
    Sport26 Prill 2024
    Klubi anglez, Arsenali thuhet se është gati ta shesë mesfushorin ganez, Thomas Partey dhe tashmë dihet edhe çmimi i tij. Sipas mediumit Football...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.