Infekologu Valbon Krasniqi në intervistën për Front Online është shprehur se vaksina anti-Covid nuk mund të jetë e gatshme për këtë vit duke pasur parasysh fazat nëpër të cilat duhet të kalojë.
“Të gjithë ato faza dhe teste hulumtuese deri te ai vendimi final për përdorim në masë të madhe, unë personalisht nuk pres që do ta kemi para fundit të këtij viti, në rastin më të mirë mund të ndodhë të shkoj edhe më larg. Janë disa çështje shumë të rëndësishme që mund të ndodhë që vështirë mund ta kemi një vaksinë me një afat më të shkurtër kohorë se sa një vit”, ka thënë ai.
Drejtori i Shërbimit Spitalor: Situata me Covid e rëndë, ka vështirësi për furnizim me oksigjen