×
  • Lajme
  • Lajme

    Krasniqi shkon në veri të vendit, zotohet për luftim të informalitetit dhe krimit të organizuar në atë pjesë

    FrontOnline
    24 Shtator 2020

    Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi ka vizituar sot pikën kufitare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Jarinjë.

    Poashtu bashkë me inspektorë kanë shkuar në një pikë karburanti ku inspektorët morën mostrat e naftës dhe benzinës për t’i kryer analizat me qëllim që të vërtetohet nëse përmbajtja është në përputhje me standardet dhe ligjet në fuqi të Republikës së Kosovës.

    Nga aty ministri MTI-së është zotuar se do ta luftojë informalitetin dhe krimin e organizuar në tërë territorin e Republikës së Kosovës.

    Postimi i plotë i ministrit Krasniqi në llogarinë e tij në Facebook:

    Vizitova sot pikën kufitare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Jarinjë për të parë nga afër qarkullimin e mallrave dhe qytetarëve në atë pjesë të vendit.Aty takova oficerë të Policisë së Kosovës dhe Doganës të cilët më informuan për funksionimin e kësaj pike.

    Përgëzova doganierët dhe policët për përkushtim dhe punën profesional të tyre.Theksova se do ta luftojmë informalitetin dhe krimin e organizuar në tërë territorin e Republikës së Kosovës.Nga aty bashkë me inspektorë ndaluam në një pikë karburanti ku inspektorët morën mostrat e naftës dhe benzinës për t’i kryer analizat me qëllim që të vërtetohet nëse përmbajtja është në përputhje me standardet dhe ligjet në fuqi të Republikës së Kosovës.
    V.K

    Nga Rubrika
    Lajme29 Maj 2025
    Drejtori i ZRrE-së ka folur për protestën e bizneseve të mbajtur sot në hyrjet e Prishtinës. Ai ka thënë se pavarësisht gjithë...
    Lajme29 Maj 2025
    Ambasadori i Britanisë së Madhe në OSBE, ka pritur Shefin e Misionit të OSBE-së në Kosovë, Gerard McGurk, në Këshillin e Përhershëm...
    Lajme29 Maj 2025
    Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, në një intervistë në televizionin shqiptar A2CNN teksa ka folur për sigurinë e vendit, ka...
    Të tjera
    Lajme29 Maj 2025
    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Bash aka thënë se vendimi për daljen në tregun e lirë “nuk i ka zënë krejt në...
    Lajme29 Maj 2025
    Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves ka reaguar pas kërcënimeve të fundit ndaj presidentes, Vjosa Osmani. Në një postim në Facebook, ai...
    Lajme29 Maj 2025
    Agjencia e lajmeve Reuters, ka shkruar për protestën e mbajtur sot në Prishtinë nga qindra pronarë biznesesh kundrejt vendimit të daljes në...
    Sport29 Maj 2025
    Drita njofton për ndarjen me Florjan Smakiqin. Klubi gjilanas zbuloi se portieri kosovar e ka gjetur një ekip tjetër dhe “Intelektualët” e...
    Kronika29 Maj 2025
    Policia e Mitrovicës së Jugut ka arrestuar sot një person i cili ishte i kërkuar me urdhëresë aktive të Gjykatës. Siç njofton...
    Lajme29 Maj 2025
    Ish-deputeti i AAK-së, Haki Abazi ka reaguar për protestën e bizneseve të cilët bllokuan për dy herë hyrjet kyçe të kryeqytetit. Sipas...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.