Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Altin Krasniqi, ka theksuar rëndësinë e nderimit të organizatave që kanë dalë nga lufta, duke përfshirë Organizatën e Invalidëve dhe Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Ai e cilësoi takimin si një moment emocionues, për të nderuar ata që me sakrificën e tyre siguruan lirinë e Kosovës.
Krasniqi theksoi se është detyrë e shoqërisë që të sigurojë pensione dinjitoze për këta heronj dhe të mbrojë vlerat e tyre me ligj.
Ai po ashtu nënvizoi se Partia Demokratike e Kosovës mbetet forca e vetme politike që garanton mbrojtjen dhe promovimin e këtyre vlerave.
Shkrimi i plotë: