×
  • Lajme
  • Lajme

    Osmani pret në takim ekipin e Misionit Vëzhgues të Zgjedhjeve të Bashkimit Evropian

    FrontOnline
    16 Janar 2025

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka takuar ekipin e Misionit Vëzhgues të Zgjedhjeve të Bashkimit Evropian, të kryesuar nga Nathalie Loiseau, njëherësh deputete e Parlamentit Evropian.

    Në takim është diskutuar për angazhimet e përbashkëta për të siguruar një proces zgjedhor të lirë, të ndershëm dhe demokratik në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të 9 shkurtit në Kosovë.

    “Gjatë takimit, Presidentja Osmani dhe Kryesuesja Loiseau diskutuan rëndësinë e një procesi zgjedhor të lirë, të ndershëm dhe transparent, duke nënvizuar se Kosova tashmë ka dëshmuar përkushtimin e saj në organizimin e zgjedhjeve demokratike.”

    “Presidentja Osmani nëpërmes një letre të dërguar më 3 shtator 2024 Përfaqësuesit të Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, ka kërkuar dërgimin e një Misioni të Vëzhgimit të Zgjedhjeve.”

    Osmani shprehu mirënjohjen për angazhimin e vazhdueshëm të BE-së në mbështetje të demokracisë në Kosovë dhe rikujtoi rëndësinë e misioneve vëzhguese të BE-së që nga viti 2013.

    “Në takim me znj. Loiseau, Presidentja Osmani ka ritheksuar kërkesën e bërë edhe në letrën dërguar z.Borrel, në mënyrë që ky mision të përfshijë gjithashtu një fokus të veçantë në përfaqësimin e grave në të gjitha fazat e procesit zgjedhor. Ajo theksoi rëndësinë e përfaqësimit të grave në listat zgjedhore, buxhetimin gjinor, praninë e tyre në media, si dhe trajtimin e çështjeve të dhunës me bazë gjinore gjatë fushatës, përfshirë dhunën në internet. Në këtë kontekst, Presidentja Osmani, gjithashtu ritheksoi kërkesën që ky Mision, të fokusohet edhe në respektimin e të drejtave të personave me aftësi të kufizuara, posaçërisht sa i përket qasjes së tyre në vendvotime.”

    “Presidentja vlerësoi se barazia gjinore është një nga parimet themelore të demokracisë dhe duhet të reflektohet në të gjitha aspektet e procesit zgjedhor. Më tej, Presidentja Osmani, bazuar në raportet e mbarëvajtjes së zgjedhjeve të kaluara, përfshirë raportet e misioneve vëzhguese të BE-së, të cilat kanë konstatuar se në komunat veriore të Republikës së Kosovës ka pasur ndërhyrje të paligjshme, frikësim dhe pengim të realizimit të së drejtës për votim të lirë, shtroi nevojën që vëzhguesit e këtij Misioni të BE-së, të sigurohen se e monitorojnë se a po realizohet e drejta e votës së lirë në plotëni, konform standardeve më të larta demokratike në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës.”

    Nga Rubrika
    Lajme06 Shkurt 2025
    Dhomat e Specializuara në Hagë kanë bërë të ditur se janë pranuar pjesërish akuzat ndaj Hashim Thaçi, Bashkim Smakaj, Isni Kilaj, Fadil...
    Lajme06 Shkurt 2025
    Tri ditë pas deklaratës të emisarit për Misione të Posaçme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Richard Grenell, kryeministri Albin Kurti ka...
    Lajme06 Shkurt 2025
    Ushtruesi i detyrës së kryeprokurorit të shtetit, Besim Kelmendi, ka mbajtur takim me koordinatoren nacionale, Sebahate Sinani dhe koordinatorët e prokurorive për...
    Të tjera
    Lajme06 Shkurt 2025
    Çmenduri dhe absurditet! Vetëm në këtë mënyrë mund të përkufizohet rëndesa financiare që iu është vënë barrë qytetarëve të Kosovës, përgjatë katër...
    Zgjedhjet 202506 Shkurt 2025
    Kandidati për deputet nga PDK-ja, Nait Hasani nga Prizreni ka publikuar një fotografi nga ky qytet duke shkruar “nga Prizreni drejt fitores”.
    Lajme06 Shkurt 2025
    Ndërmarrja “Trepça” sot ka rimarrë nën menaxhim të gjitha pronat e saj. Certifikatat e pronësisë u dorëzuan sot në duart e kryeshefit...
    Zgjedhjet 202506 Shkurt 2025
    Kandidati i LDK’së për deputet, Izet Sadiku, ka thënë se qendra e mjekësisë familjare në Kalabri. Ai ka publikuar pamje nga kjo...
    Bota/Rajoni06 Shkurt 2025
    Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, ka komentuar vendimin e administratës së re amerikane, të udhëhequr nga Donald Trump, për të ndërprerë punën...
    Kronika06 Shkurt 2025
    Prokuroria Themelore në Ferizaj ka kërkuar nga Gjykata Themelore e Ferizajt caktimin e masës së paraburgimit prej 30 ditësh ndaj të dyshuarit...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.