Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi, ka thënë se nga sot lejohet hapja e të gjitha pishinave në vend.
Por ai ka theksuar se numri i qytetarëve që frekuentojnë ato nuk mund të jetë më i madh se 50 persona.
“Kemi angazhuar inspektoriat shtesë dhe ata që nuk iu përmbahen udhëzimeve do të merren masa ndëshkuese ndoshta deri tek mbyllja e pishinave. Më e rëndësishmja është shëndeti i qytetarëve. E dimë që ndikon në ekonomi mirëpo kërkojmë mirëkuptimin e bizneseve. Kërkojmë që krahas udhëzimeve të IKSHPK të sillen të gjithë qytetarët”, është shprehur Krasniqi.
Ai në Edicionin Special ka potencuar se nga tash edhe mbajtja e dasmave është e lejueshme, vetëm se vlen rregulli i mos grumbullimit mbi 50 persona.
“Po është e lejuar” është shprehur ai.

Të tjera
-
22:37 | 08 Shkurt 2023
-
22:29 | 08 Shkurt 2023
-
22:20 | 08 Shkurt 2023
-
22:16 | 08 Shkurt 2023
-
22:06 | 08 Shkurt 2023
-
22:04 | 08 Shkurt 2023
-
21:51 | 08 Shkurt 2023
-
21:50 | 08 Shkurt 2023
-
21:45 | 08 Shkurt 2023
-
21:42 | 08 Shkurt 2023
-
21:34 | 08 Shkurt 2023
-
21:24 | 08 Shkurt 2023