×
  • Lajme
  • Lajme

    Krasniqi: Ka rritje të rasteve COVID-19, respektoni masat që të mos cenojmë shërbimet shëndetësore

    FrontOnline
    04 Mars 2021

    Është mbledhur sot komitetit për vlerësim të situatës epidemiologjike. Në këtë mbledhje drejtori i Shërbimit Spitalor Klinik-Universitar të Kosovës (ShSKUK), Valbon Krasniqi thotë se situata me pandeminë COVID-19 nga aspekti klinik në Qendrën Klinik Universitare të Kosovës (QKUK) dhe spitalet e tjera është e menaxhueshme por me tendencë të rritjeve të rasteve COVID-19.

    Kransiqi tregoi se aktualisht janë 573 pacientë të infektuar me COVID-19 janë të shtrirë në spitalet e vendit, për cka thotë se është një rritje nga muajt paraprak.

    “Situata nga aspekti klinik në QKUK dhe spitalet paraqitet e menaxhueshme me një tendencë të rritjes së rasteve të cilët kanë kërkuar spitalizim gjatë kohës së fundit. Nga mesi i javës së kaluar ka tendencë në rritje të rasteve dhe dje dhe sot kemi 573 paciente të shtrirë në klinikat tona e që paraqesin një rritje të 15 përqind të pacientëve të spitalizuar krahasuar me mesataren prej 500 sa kishim gjatë muajve të kaluar”, tregoi Krasniqi.

    Me këtë rast Krasniqi tha se janë ndërmarr të gjitha masat të cilat janë paraparë me planin e menaxhimit të situatës me COVID-19. Megjithëkëtë ai thekson se në rast të rritjes së rasteve, atëherë do të rritet edhe numri i pacientëve për spitalizim e për çka duhet të kërkohen edhe shtretër shtesë nga klinikat e tjera.

    “Ne kemi ndërmarr masat të cilat i kemi paraparë me planin e menaxhimit it COVID në aspektin klinik, duke përmirësuar furnizimin me oksigjen, duke riorganizuar stafin, personelin shëndetësor dhe duke krijuar hapësira gjegjësisht duke destinuar klinika dhe shtretër të rinj për pacientët e prekur nga COVID. Megjithatë duhet të jemi korrekt dhe se çdo rritje të numrit të rasteve të reja të infektuar që do të pasohet me rritjen e numrit të pacientëve që kërkojnë spitalizim, do të kërkoj që të rriten shtretërit dhe këta shtretër ne nuk i kemi shtesë por duhet t’i marrim nga shtretërit që janë të destinuar për sëmundje të tjera. Do të detyrohemi që të trajtojmë pacientët me COVID dhe të cenojmë shërbimet e tjera. Për të mos ndodhur kjo ne duhet të vazhdojmë me ngulmë të kërkojmë zbatimin e masave nga ana e qytetarëve, dhe mbikëqyrje të organizmave të këtyre masave si dhe të tërheqin vëmendjen se ende jemi në kohën e pandemisë dhe virusi nuk ka kaluar ende”, tha Krasniqi.

    Më i ashpër në këtë takim ishte drejtori i Inspektoratit të Prishtinës, Adonis Tahiri i cili tha se pasojat e fushatës ende nuk po i shohim dhe se shpërndarja e virusit është zinxhirore .

    “Dëmi i shkaktuar nga ajo fushate e turpshme ende nuk është duke u parë. Ato veprime tha se e kanë Humb legjitimitetin për inspektorët dhe Policinë e Kosovës. Tek kjo situata kemin ardhur nga vetë ata qe kanë nxjerr vendimet dhe ligjet nëpërkëmbja e punës njëvjeçare e inspektorëve dhe policëve te Kosovë. Dua ta ngrisë si shqetësim largimi i inspektorëve nga pakoja emergjente”, tha ai.

    KEDS tregon ku do të ketë nesër ndërprerje të rrymës
    Nga Rubrika
    Lajme26 Prill 2024
    Drejtori i Inspeksionit Florian Dushi ka njoftuar për inspektimin e linjave të autobusëve, kontrollin e taksive ilegal dhe të rregullt në pjesë...
    Lajme26 Prill 2024
    Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, ka folur në ‘Forumin për Siguri të mbajtur në Budapest të Hungarisë. Ai...
    Lajme26 Prill 2024
    Një person ka pësuar lëndime në fshatin Raushiq të Pejës, si pasojë e një aksidenti ku u përfshinë dy vetura dhe një...
    Të tjera
    Lajme26 Prill 2024
    Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia i ka dhënë meritat presidentes Vjosa Osmani për sigiurimin e donacionit të pajisjes PET Scan, nga organizata...
    Lajme26 Prill 2024
    Një delegacion i Doganës së Kosovës në krye me drejtorin Agron Llugaliu janë pritur në takim nga Dogana Franceze ku u bë...
    Lajme26 Prill 2024
    Për të shtunën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ku gjatë pasditës pritet të ketë reshje të izoluara shiu, kryesisht...
    Lajme26 Prill 2024
    Kryeministri Albin Kurti ka dhënë detaje mbi takimet që ka zhvilluar këtyre ditëve në Gjermani. Ai tha se kryefjala e vizitës së...
    Bota/Rajoni26 Prill 2024
    Një tërmet me magnitudë 6.1 goditi rrethin lindor të Tajvanit të Hualien këtë të shtunë (sipas kohës lokale). Njoftimi u dha nga...
    Lajme26 Prill 2024
    Klanin mund ta kenë inspirim, që në Kosovë të fillojnë një ndërtim. Kompania e njohur me seli në Zvicër “Lika Group”, themeluar...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.