×
  • Lajme
  • Lajme

    Krasniqi inspekton disa qendra tregtare për të parë a po zbatohet vendimi për vajin e palmës

    FrontOnline
    22 Shtator 2020

    Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi, së bashku me inspektorët e Tregut kanë bërë inspektime në disa qendra tregtare për të parë se sa po zbatohet vendimi i kësaj ministrie sipas të cilit ndalohet përkohësisht importin e vajit të palmës, importin e djathit dhe produkteve të ngjashme të djathit të prodhuara me yndyrë bimore.

    Po ashtu me këtë vendim është ndaluar po ashtu përkohësisht përdorimi i vajit të palmës në prodhimin e produkteve të ngjashme të djathit nga prodhuesit vendorë.

    Pas inspektimit që bëri tek supermarketi “Maxi” në Prishtinë, Krasniqi tha se është i kënaqur me zbatimin e këtij vendimi.

    “Sot ishim për vizitë te disa pika tregtare në Prishtinë për të parë nga afër sesa po zbatohet vendimi i nxjerr nga ana ime me datën 11 që ka hyrë në fuqi nga data 15. Ku si arsyeshmëri e kësaj është përdorimi i yndyrërave apo vajit të palmës”

    “Në sot nga afër pamë ndarjen e produkteve bimore dhe shtazore se sa po e zbatojmë këtë vendim marketet tona. Dhe nga ajo që pamë deri më tani jemi të kënaqur dhe vendimi i nxjerr nga ana ime ka filluar të zbatohet në përpikëri . Po ashtu ne e kemi bërë edhe ndalesën e importit të të gjitha produkteve që jam me yndyrë nga vaji i palmës po ashtu edhe vajin e palmës. Sigurisht ky vendim i përkohshëm”

    “Ne me AVUK kemi bërë të gjitha përgatitjet kemi marr të disa mostrave të disa prej produkteve qe kanë përmbajtje që qumështit dhe të cilat janë shitur… së bashku me AVUK do i sigurojmë qytetarët e Kosovës që të kujdesimi për ta për cilësinë të gjitha produkteve që hyjnë në vendin tonë “, tha ai.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.