×
  • Lajme
  • Lajme

    Krasniqi: Besimi në SHBA-të, nuk varet vetëm nga njëri partner që kërkon marrëveshje

    FrontOnline
    18 Qershor 2020

    Ish- kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi konsideron se besimi në SHBA-të, nuk varet nvetëm nga njëri partner që kërkon marreveshje.

    “Secili nga brezi ynë i politikës së tridhjetë viteve të fundit që i ka përcjellë sado pak zhvillimet politike në mes Kosovës e Serbisë, e dinë se rezultatet e të gjitha bisedimeve në mes palës serbe e shqiptare, asnjëherë nuk janë varur nga ajo se: a u kemi besuar ne, shqiptarët apo jo, SHBA-së e BE-së, por kanë qenë të varura nga pala serbe e cila ka ushtruar mbi të tjerët politika gjenocidi, sesa ajo e përfaqësuesit e saj u kanë besuar SHBA-së e BE-së”, thotë ai.

    Shkrimi i tij i plotë në Facebook:

    BESIMI NË SHBA-TË, NUK VARET VETËM NGA NJËRI PARTNER QË KËRKON MARRËVESHJESecili nga brezi ynë i politikës së tridhjetë viteve të fundit që i ka përcjellë sado pak zhvillimet politike në mes Kosovës e Serbisë, e dinë se rezultatet e të gjitha bisedimeve në mes palës serbe e shqiptare, asnjëherë nuk janë varur nga ajo se: a u kemi besuar ne, shqiptarët apo jo, SHBA-së e BE-së, por kanë qenë të varura nga pala serbe e cila ka ushtruar mbi të tjerët politika gjenocidi, sesa ajo e përfaqësuesit e saj u kanë besuar SHBA-së e BE-së.
    Ne, si brezi në shkuarje, gjatë këtyre tri dekadave kemi parë të zhvillohen bisedime në mes Kosovës e Serbisë që nga vitet e ’90-ta. I patë filluar Ibrehim Rugova me ndërmjetësimin e Shën Egjidios, pat marrëveshje të nënshkruar për Arsimin, por kurrë të realizuar. Madje, i njëjti bisedimet i pat filluar edhe në vitin 1998, kur në Kosovë vlonte lufta çlirimtare, por pa asnjë rezultat. E gjithë kjo është e ditur.

    Kur në vitin 1998/1999 dështuan të gjitha përpjekjet për ta eliminuar politikisht e ushtarakisht Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, kur u thellua kriza politike e humanitare, OKB e sidomos Grupi i Kontaktit u interesuan seriozisht për zgjidhjen e çështjes së Kosovës për gjetjen e një zgjidhje politike. Në fakt zgjidhja politike nuk erdhi, por erdhi zgjidhja ushtarake me ndërhyrjen edhe të NATO-s, kuptohet pasi pala serbe në krye me kriminelin Millosheviq nuk e pranuan Dokumentin Përfundimtar të Konferencës Ndërkombëtare të Rambujesë për Kosovën. Refuzimi i Millosheviqit solli Bombardimet 78 ditësh të NATO-s. Delegacioni i Kosovës në Rambuje edhe atëherë e kishte besimin në SHBA e BE, por këtë besim nuk e kishte në Botën Demokratike Serbia, nuk e kishte dje nuk e ka as sot.Pas çlirimit të Kosovës u vendos Administrimi Ndërkombëtar në Kosovë, i njohur si UNMIK. Vetëm pas gjashtë viteve, kuptohet pas ngjarjeve të marsit 2004, Komuniteti Ndërkombëtar filloi të merrej seriozisht për definimin e Statusit Politik të Kosovës. Kështu më 20 shkurt 2006 filluan Bisedimet e Vjenës, të cilat bisedime përfunduan në vitin 2007 dhe përfunduan me Dokumentin Gjithëpërfshirës për Zgjidhjen e Statusit Përfundimtar të Kosovës. Bashkë me Dokumentin, Presidenti Ahtisari KS të OKB-së i propozoi: Pavarësi të Mbikëqyrur për Kosovën. Edhe në këto bisedime pala e Kosovës kishte besim në SHBA-të e BE-në, por, përsëri ishte pala serbe me ndihmën e Rusisë që nuk e njohën Dokumentin e Ahtisarit. Pra ishte pala serbe si atëherë ashtu edhe tani që nuk u besonte SHBA-së e BE-së, por Rusisë nga e cila edhe tani po merr dorë të Putini e Llavrovi para se të shkojnë në Uashington.Edhe tani, në Uashington, rezultati i këtij takimi nuk varen nga besimi që Kryetari Thaçi ka për SHBA-të e BE-në, por sa Vuçiqi e Daçiqi ju besojnë këtyre të fundit. Derisa përfaqësuesit e Serbisë i besojnë Rusisë, zgjidhja e duhur dhe e pranueshme për Kosovën është ende tepër larg. Ndërsa palës sonë nuk besoj që ju konvenon një zgjidhje që e pranon Rusia e Serbia marrë se bashku. Këtu Thaçi e Hoti, duhet të jenë më shumë sesa të vëmendshëm?! Prandaj konsensusi politik për këtë çështje ishte i domosdoshëm! Edhe në këtë çështje jemi shumë keq.Edhe në këtë rast, shpresa jonë mbetet të ajo e marsit të vitit 1999!

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.