×
  • Lajme
  • Lajme

    Krasniqi: Besim Ilazi do të fitojë Kaçanikun në raundin e dytë

    FrontOnline
    18 Tetor 2021

    I pari i PDK-së, Memli Krasniqi është shprehur i bindur se kandidati për kryetar nga kjo parti, Besim Ilazi do të ta fitojë Kaçanikun në raundin e dytë të zgjedhjeve.

    Përmes një njoftimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se Ilazi ka qeverisur mirë dhe ka transformuar Kaçanikun, prandaj sipas tij nuk ka dyshime në fitoren e tij.

    Ndryshe, Besim Ilazi ka shkuar në balotazh me kandidatin e VV-së, Jeton Raka.

    Postimi i tij i plotë:
    Shumë mirënjohës ndaj qytetarëve të Kaçanikut që kanë vlerësuar punën meritore të Besim Ilazit dhe pa dyshim në raundin e dytë të zgjedhjeve, do ta vulosin vazhdimin e qeverisjes së tij transformuese.
    I përkushtuar, kompetent dhe i gatshëm për t’i dhënë Kaçanikut edhe më shumë zhvillim e perspektivë, Besimi ka besim në bashkëqytetarët e tij, e Partia Demokratike e Kosovës në vullnetin e tij të madh, për t’ju shërbyer të gjithë kaçanikasve, pa dallim.
    Ai do të fitojë, sepse ka qeverisur mirë dhe ka transformuar Kaçanikun. Sepse qytetarët e Kaçanikut e dinë se Besimi është në garë për ta dhe do të bashkëqeverisë me ta, për t’i hapur horizonte të reja perspektivës dhe të ardhmes për të cilën Kaçaniku ka nevojë.

     

    Banori apo banorja i/e radhës në BBVK vjen nga Tirana, por kush është ai/ajo?
    Nga Rubrika
    Lajme26 Prill 2024
    Drejtori i Inspeksionit Florian Dushi ka njoftuar për inspektimin e linjave të autobusëve, kontrollin e taksive ilegal dhe të rregullt në pjesë...
    Lajme26 Prill 2024
    Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, ka folur në ‘Forumin për Siguri të mbajtur në Budapest të Hungarisë. Ai...
    Lajme26 Prill 2024
    Një person ka pësuar lëndime në fshatin Raushiq të Pejës, si pasojë e një aksidenti ku u përfshinë dy vetura dhe një...
    Të tjera
    Lajme26 Prill 2024
    Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia i ka dhënë meritat presidentes Vjosa Osmani për sigiurimin e donacionit të pajisjes PET Scan, nga organizata...
    Lajme26 Prill 2024
    Një delegacion i Doganës së Kosovës në krye me drejtorin Agron Llugaliu janë pritur në takim nga Dogana Franceze ku u bë...
    Lajme26 Prill 2024
    Për të shtunën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ku gjatë pasditës pritet të ketë reshje të izoluara shiu, kryesisht...
    Lajme26 Prill 2024
    Kryeministri Albin Kurti ka dhënë detaje mbi takimet që ka zhvilluar këtyre ditëve në Gjermani. Ai tha se kryefjala e vizitës së...
    Bota/Rajoni26 Prill 2024
    Një tërmet me magnitudë 6.1 goditi rrethin lindor të Tajvanit të Hualien këtë të shtunë (sipas kohës lokale). Njoftimi u dha nga...
    Lajme26 Prill 2024
    Klanin mund ta kenë inspirim, që në Kosovë të fillojnë një ndërtim. Kompania e njohur me seli në Zvicër “Lika Group”, themeluar...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.