×
  • Lajme
  • Lajme

    Kosovari i infektuar me Covid-19 kërcënon dhe shanë ekipin mjekësor në QKMF për t’ia dhënë terapinë

    FrontOnline
    18 Korrik 2020

    Drejtori i QKMF-së në komunën e Prishtinës, Sami Uka, sot ka njoftuar se një person i infektuar me koronavirus, i cili ka refuzuar hospitalizimin, po shkon në derë të QKMF-ve duke kërcënuar e sharë personelin shëndetësor për t’ia dhënë terapinë.

    Sipas Ukës ky person po i rrezikon të gjithë personelin shëndetësor dhe pacientët që janë në QKMF-të duke shtuar mundësia e përhapjes së infektimit të koronavirusit.

    Ai tha se deri tanimë i njëjti person ka shkuar në tri njësi me të njëjtat sjellje për të marrë terapinë.

    “Po këtë si ta quajmë dhe si ta trajtojmë!?

    Zotëria i infektuar me COVID 19 dhe me pneumoni të dyanshme refuzon hospitalizimin, sepse atje nuk mund t’i sigurohet komoditeti i shtëpisë. Kundër çdo rregulli, rekomandimi e udhëzimi, kërkon administrimin e terapisë parenterale në QMF – kujdesin parësor shëndetësorë!!! Nuk mungon arroganca dhe as sjellja përçmuese. Për më keq secilën herë e ndryshon QMF -në ku e kërkon dhe dhunshëm e merrë shërbimin “që të mos bëhet i tepërt”! Deri tani të paktën tre njësi!”, ka shkruar ai.

    Drejtori i QKMF-së në Prishtinë tha se “të kërcënuar, sharë e ofenduar ne edhe ia japim shërbimin por shndërrohemi pa dashje dhe dhunshëm në burim infeksioni”.

    Uka tha që profesionistët shëndetësor të merren në mbrojtje nga shteti me Ligj të veçantë, që do t’u garantonte ushtrimin e sigurt, të drejtë, të pandikuar, të dinjitetshëm dhe profesional të profesionit të vet, në të mirë të shëndetit publik

    “Të paktën 20 mjekë/infermiere potencialisht të infektuar për qejfin dhe teken e një njeriu të pandërgjegjshëm, që fare lehtë mund të jetë nga ata që COVIDIN 19 e konsiderojnë konspiracion dhe trillim. Burri i botës nuk ndalet para asnjë rregulli as parimi. Ai e bënë të fortin me mjekët/infermieret e pambrojtura.

    Të kërcënuar, sharë e ofenduar ne edhe ia japim shërbimin por shndërrohemi pa dashje dhe dhunshëm në burim infeksioni.

    Është koha e fundit, që profesionistët shëndetësor të merren në mbrojtje nga shteti me Ligj të veçantë, që do t’u garantonte ushtrimin e sigurt, të drejtë, të pandikuar, të dinjitetshëm dhe profesional të profesionit të vet, në të mirë të shëndetit publik!”, shkroi ai.

    “Ndryshe nuk është larg dita kur edhe ne do mbyllim dyert e institucioneve tona dhe soji i këtij burrit ‘trim’ do mund të urdhërojë vetëm familjarët e vet t’ia kyçin infuzionin! “Heronjtë” e së sotmes do avullohen prej këtu, jo me fajin e tyre.

    Koha është tani! Nesër do të jetë vonë!”.

    Ndërsa, sipas nenit 18 të Ligjit për parandalimin e sëmundjeve ngjitëse, “Personat që sëmuren ose për të cilët ekziston dyshimi se janë sëmurë nga sëmundjet ngjitëse nga neni

    17. paragrafët 1 dhe 2 të këtij ligji, mund të transportohen vetëm me mjete sanitare të transportit nën

    kushtet që e bëjnë të pa mundshme përhapjen e infektimit”.

    E personi tillë që del nga vetizolimi për shkak që është i infektuar sipas këtij ligj imund të dënohet me gjobë prej 1 mijë euro deri në 2 mijë, për kundërvajtje administrative sanitare.

    Nga Rubrika
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka zhvilluar takim me grupin parlamentar ‘Bllokun e Progresit’ i kryesuar nga shefi i...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Deri në dy orë po vijojnë pritjet për të hyrë nga Jarinja në Kosovë. Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kombëtar, edhe te...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme bore deri të mërkurën, ndërsa nga e enjtja...
    Të tjera
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 17:00 në rrugën “Fahri Fazliu” në Prishtinë, ku janë përfshirë tri automjete. Si pasojë...
    Bota/Rajoni22 Dhjetor 2024
    Është gjetur pa shenja jete një burrë 57-vjeçar në fshatin Bruz Zallë të Malësisë së Krujës. Bëhet e ditur se ai ishte...
    Vip22 Dhjetor 2024
    Xheneta ka dhënë disa doza qortimi ndaj Drilonit për siç tha ajo, se nuk di të shkruajë e të lexojë shqip. Sipas...
    Vip22 Dhjetor 2024
    Këngëtarja dhe ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Ana Kabashi shpesh ndan fotografi me ndjekësit e saj në rrjetet sociale. Edhe sot...
    Bota/Rajoni22 Dhjetor 2024
    Një helikopter i një spitali u rrëzua mëngjesin e së dielës në Turqinë jugperëndimore, duke vrarë të katër personat në bord. Dy...
    Vip22 Dhjetor 2024
    Kryetari i Partisë Demokratike në Shqipëri, Sali Berisha përmes një postimi në Facebook ka thënë se ndalimi i TikTokut është, siç u...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.