×
  • Lajme
  • Lajme

    Kosovarët po bëjnë më pak fëmijë: Rreth 1 mijë foshnje më pak në vit

    FrontOnline
    23 Qershor 2020

    Numri i lindjeve pësoi rënie në vitin 2019 nga sa ishte në vitin 2018.

    Sipas Agjencisë së Statistikave në vitin që shkoi, lindën 21 mijë e 899 fëmijë duke shënuar kështu një rënie në raport me vitin 2018.

    Mosha mesatare e nënave që sollën në jetë fëmijët ishin mesatarisht 29 vjeç me shkollim kryesisht të mesëm e me emra e parapëlqyer për fëmijët e tyre Alea e Amar.

    Pesha e fëmijëve të lindur u sill në mes 3 dhe 4 kilogramë por pati edhe fëmijë që lindën edhe me më pak se një kilogramë peshë.

    “Janë grumbulluar gjithsej 26 263 fleta statistikore për lindje DEM-1. Këto të dhëna tregojnë se 21 899 janë lindje, që kanë ndodhur në Kosovë, prej tyre lindje të gjalla janë 21 798. Kurse, 101 janë lindje të vdekura dhe janë regjistruar 4 364 lindje që kanë ndodhur jashtë Kosovës.”, thuhet në komunikatë.

    Për dallim nga të dhënat për vitin 2019, në 2018-ën numri i fëmijëve të lindur në Kosovë ishte më i lartë apo mbi 970 më shumë fëmijë të lindur.

    “Në bazë të informatave të grumbulluara në këtë publikim, për vitin 2018 në Kosovë janë regjistruar 29080 lindje, prej tyre lindje qe kanë ndodhur në Kosovë janë 22870 ku të lindur të gjallë janë 22761, ndërsa 109 të lindur të vdekur, kurse për lindjet jashtë Kosovës janë regjistruar 6210, prej tyre janë 6209 lindje te gjalla dhe 1 lindje e vdekur.”, thuhet në raportin e vitit 2018

    Tutje, ASK tregon se nënat në moshë 20 deri 29 vjeç lindën më shumë fëmijë pasuar nga ato që kishin moshën në mes 30 dhe 34 vjeç

    “Numri më i madh i nënave, që kanë lindur fëmijë, është i grup-moshave: 25-29 vjeçare me 35.5%; grup-moshat 30-34 vjeçare me 26.7%; grup-moshat 20-24 vjeçare me 18.6%; dhe grup-moshat e tjera përbëjnë 19.1%, të numrit të përgjithshëm të lindjeve”, bënë të ditur komunikata.

    Sipas ASK-së, mosha mesatare e grave që kanë lindur fëmijë në vitin 2019 ishte 29 vjeçe.

    Më tej thuhet se fëmijën e parë e kanë lindur 37.6 për qind e nënave; 32.2 për qind e nënave kanë lindur fëmijën e dytë; dhe 19.8 për qind e nënave kanë lindur fëmijën e tyre të tretë, e kështu me radhë.

    Sipas përgatitjes shkollore, dominojnë nënat me: shkollë të mesme me 41.2 përqind; shkollë të lartë dhe me fakultet marrin pjesë me 29.4 përqind; shkollë fillore me 22.1 përqind etj.

    Amar dhe Alea emrat që më së shumti iu vendosën fëmijëve të lindur

    “Emri me frekuencë më të madhe (më i shpeshtë) për vitin 2019 për vajza ishte emri Alea (131) dhe Ajla (129). Ndërsa, për djem emri më i shpeshtë ishte emri Amar (132) dhe Ajan (129) etj. “, tregon ASK.

    Tutje thuhet se shtatë nëna lindën trinjak dhe 297 nëna kanë lindur binjak.

    Këto të dhëna Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) i bëri të ditura përmes publikimit të raportit të publikuar “Statistikat e Lindjeve në Kosovë” për vitin 2019.

    EKSKULZIVE: Art Motion dhe Klan Kosova fitojnë të drejtën televizive të Superligës, Ligës së parë si dhe Kupës së Kosovës 
    Nga Rubrika
    Lajme26 Korrik 2024
    Avokati Arianit Koci e ka cilësuar si të dyshimtë dhe të çuditshme atë që po ndodhë në Serbi me rastin e Faton...
    Lajme26 Korrik 2024
    Kandidati për prokuror të shtetit, D.M (emër i njohur për redaksinë) është ndaluar nga Prokuroria Themelore në Prizren si i dyshuar për...
    Lajme26 Korrik 2024
    Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, në gjashtëvjetorin e vdekjes së simbolit të rezistencës kombëtare, Adem Demaçi, bëri homazhe dhe vendosi...
    Të tjera
    Sport26 Korrik 2024
    Ekipi Olimpik i Shqipërisë ka qenë prej shteteve të para që ka parakaluar mbi varka përgjatë lumit Senna në Paris. Shqipëria merr...
    Lajme26 Korrik 2024
    Qeveria e Kosovës ka mbajtur sot një mbledhje në formë elektronike, ku ka marrë një vendim. Në këtë mbledhje, Qeveria ka ndryshuar...
    Lajme26 Korrik 2024
    Sot u bënë 6 vjet që nga vdekja e Adem Demaçit, e për përvjetorin e vdekjes së tij, reaguan shumë figura politike....
    Sport26 Korrik 2024
    Claudio Bravo pretendon se ishte më i mirë se Marc-Andre Ter Stegen kur mbërriti te Barcelona në verën e vitit 2014. Barça...
    Lajme26 Korrik 2024
    Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, sot ka publikuar një video nga Mitrovica e Veriut dhe nga kufiri i Kosovës me Serbinë...
    Lajme26 Korrik 2024
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani përmes një paraqitje “live” nga Parisi ka thënë se për rreth 30 minuta pritet të fillojë ceremonia...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.