×
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Kosova në prag të krizës energjetike

    FrontOnline
    29 Korrik 2022

    Njohës të  fushës së energjetikës, konsiderojnë se Kosova ka burime të kufizuara. Ndërkohë, mungesa e energjisë elektrike dhe rritja e çmimit të saj në tregun ndërkombëtar ka ngritur alarmin edhe në Kosovë.

    Stina e dimrit do të jetë sfidë në aspektin e furnizimit me energji elektrike në Kosovë.

    Këtë e ka konfirmuar përmes një njoftimi edhe vetë KEDS-i, duke u bazuar në krizën e thellë energjetike në të cilën ka hyrë Evropa.

    Zëdhënësi i kësaj kompanie, Viktor Buzhala, tha se çmimet e rrymës në bursë janë rritur ndjeshëm, madje këto ditë është thyer edhe rekordi për çmim të lartë, nga 250 sa ishte kohë më parë, tani është në 735 euro megavati.

    Ne vetëm se kemi hyrë në krizë, qysh verës. E jo vetëm ne, por e tërë Evropa. E kjo na shpije padyshim deri në situata të paqarta në të ardhmen. Ne nuk e dimë se çfarë dimri do të vijë”, thotë Viktor Buzhala, zëdhënës i KEDS-it.

    “Ne jemi në verë dhe kemi aktualisht çmime pesëfish më të larta sesa vera e vitit të kaluar”, thotë Buzhala, raporton rtk.

    Përderisa Buzhala thotë se furnizimi me energji vazhdon pasi verës ka kapacitete të mira vendore që e mbulojnë pjesën më të madhe të konsumit, eksperti i energjisë, Bedri Dragusha thotë se qeveria duhet të marrë masa për stinën e dimrit.

    Duke komentuar marrëveshjen me MCC-në për sektorin e energjisë së ripërtërishme, Dragusha thotë se çdo marrëveshje ose investim në këtë sektor është i domosdoshëm dhe i dobishëm, porse përfitimet do të jenë të më vonshme, sepse Kosova akoma nuk siguron furnizimin stabil me energji.

    “Kosova ka burime të kufizuara të energjisë së ripërtërishme, për shembull nëse e marrim ujin pothuajse të gjitha burimet i kemi shteruar në kuptim të shfrytëzimit, erë ka në disa vende, por jo mjaftueshëm, diell ka, por çka do të bëjmë kur të vijë dimri dhe kërkesat për energji janë të mëdha”, thotë Bedri Dragusha, ekspert për energji. .

    Ndërkaq, Kosova e ka të vështirë sigurimin e energjisë nga tregjet e jashtme, pasi sipas zyrtarëve të KEDS-it, ajo është e bllokuar nga aktorët e mëdhenj. Sipas tyre, KEDS kishte shpallur tender në bursat  ndërkombëtare, por kishte plot raste kur nuk kishte marrë asnjë ofertë, ndërsa edhe ato që arriti t`i merrte, ishin me çmime astronomike.

    Nga Rubrika
    Lajme16 Janar 2025
    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi të mërkurën se dy shtete të tjera pritet të tërheqin njohjen e pavarësisë së Kosovës, raporton...
    Lajme16 Janar 2025
    Studentët në Serbi u distancuan nga organizatat ekstremiste, që u shfaqën në një protestë para Gjykatës Kushtetuese në Beograd, në fund të...
    Lajme16 Janar 2025
    Sot mbushen shtatë vjet nga vrasja ende e pazbardhur e politikanit serb Oliver Ivanoviq me gjashtë të shtëna në shpinë, para objektit...
    Të tjera
    Lajme15 Janar 2025
    Avokati që përfaqëson familjen e Liridona Ademaj, Leutrim Syla, ka reaguar pas ngritjes së aktakuzës ndaj katër personave për vrasjen e 30-vjeçares....
    Sport15 Janar 2025
    Arsenali ka arritur fitore ndaj Tottenhamit në derbin e Londrës, të zhvilluar të mërkurën në "Emirates Stadium", duke përmbysur rezultatin nga 0-1 në 2-1 dhe...
    Vip15 Janar 2025
    Ka agravuar debati mes Xuxit dhe Gresës, të cilët eskaluan edhe në ofendime personale. Gresa e quajti Xuxin seksist, ndërsa ai po...
    Vip15 Janar 2025
    Xuxi e ka pasur një bisedë me Drilonin rreth strategjisë brenda shtëpisë më të famshme në vend. Ai e sugjeroi Drilonin që...
    Zgjedhjet 202515 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj ka thënë se Malisheva përmes tubimit madhështor tregoi...
    Zgjedhjet 202515 Janar 2025
    Kandidati për kryeministër nga koalicioni AAK-Nisma, Ramush Haradinaj, në takimin me banorët e Bashkësisë Lokale Zahaq të Pejës, premtoi anëtarësimin direkt në...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.