×
  • Lajme
  • Lajme

    Kosova dhe Zvicra nënshkruajnë marrëveshje 6 milionëshe për Ngrohtoren e Gjakovës

    FrontOnline
    28 Gusht 2020

    Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi së bashku me ambasadorin e Zvicrës në Kosovë, Thomas Kolly dhe kryetarin e Gjakovës, Ardian Gjini kanë nënshkruar marrëveshje për mbështetje në projektin për përmirësimin e performancës së ngrohtores së re në Gjakovë.

    Sipas një komunikate të MEA-së, nënshkrimi i kësaj marrëveshje ka për qëllim rehabilitimin e rrjetit të ngrohtores, përmirësimin e efikasitetit energjetik të shpërndarjes, gjithashtu do të bëjë ofrimin e shërbimit të ngrohjes dhe ujit të ngrohtë për spitalin e Gjakovës “Isa Grezda”, si dhe përmes këtij projekti do të bëhet kyçja në rrjetin e ngrohjes për institucionet publike.

    “Është një nga projektet më të rëndësishme në Kosovë i cili do të financohet nga qeveria zvicerane me 5.5 milionë si dhe nga komuna e Gjakovës me shumën 500 mijë euro, prandaj i jemi falënderues qeverisë së Zvicrës për këtë projekt si dhe për projekte të tjera të cilat janë në realizim e sipër”, tha ministri MEA-së, Blerim Kuçi.

    Ndërsa ambasadori i Zvicrës në Kosovë, Thomas Kolly u shpreh se ky është një projekti i madh, i rëndësisë së shumëfishtë që ka efekt pozitiv në reduktimin e emetimit të CO2 gjë që do të ndikojë në mirëqenien e të gjithë qytetarëve të komunës së Gjakovës duke përmirësuar kualitetin e ajrit.

    “Është kënaqësi të jem këtu me ju, në eventin e parë si ambasador i Zvicrës në Kosovë. Është projekt shumë i mirë dhe është projekt shembull që duhet ndjekur në projektet tjera”, ka thënë ambasadori Kolly.

    Kurse, kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini tha se ngrohtorja e re e Gjakovës me biomasë është një ndër projektet më të mira që kanë ndodh në Kosovë në fushën energjisë, përmes të cilit do të kemi zgjerimin e rrjetit në veri të qytetit si dhe zgjerimin e rrjetit në spitalin e Gjakovës “Isa Grezda”.

    Pompa e derivateve me çmimet më të lira në Kosovë
    Nga Rubrika
    Lajme26 Korrik 2024
    Avokati Arianit Koci e ka cilësuar si të dyshimtë dhe të çuditshme atë që po ndodhë në Serbi me rastin e Faton...
    Lajme26 Korrik 2024
    Kandidati për prokuror të shtetit, D.M (emër i njohur për redaksinë) është ndaluar nga Prokuroria Themelore në Prizren si i dyshuar për...
    Lajme26 Korrik 2024
    Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, në gjashtëvjetorin e vdekjes së simbolit të rezistencës kombëtare, Adem Demaçi, bëri homazhe dhe vendosi...
    Të tjera
    Sport26 Korrik 2024
    Ekipi Olimpik i Shqipërisë ka qenë prej shteteve të para që ka parakaluar mbi varka përgjatë lumit Senna në Paris. Shqipëria merr...
    Lajme26 Korrik 2024
    Qeveria e Kosovës ka mbajtur sot një mbledhje në formë elektronike, ku ka marrë një vendim. Në këtë mbledhje, Qeveria ka ndryshuar...
    Lajme26 Korrik 2024
    Sot u bënë 6 vjet që nga vdekja e Adem Demaçit, e për përvjetorin e vdekjes së tij, reaguan shumë figura politike....
    Sport26 Korrik 2024
    Claudio Bravo pretendon se ishte më i mirë se Marc-Andre Ter Stegen kur mbërriti te Barcelona në verën e vitit 2014. Barça...
    Lajme26 Korrik 2024
    Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, sot ka publikuar një video nga Mitrovica e Veriut dhe nga kufiri i Kosovës me Serbinë...
    Lajme26 Korrik 2024
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani përmes një paraqitje “live” nga Parisi ka thënë se për rreth 30 minuta pritet të fillojë ceremonia...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.