×
  • Lajme
  • Lajme

    Kosova bëhet pjesë e rrjetit evropian GÉANT

    FrontOnline
    26 Nëntor 2020

    Kosova është anëtarësuar në rrjetin evropian GÉANT. Këtë e ka bërë të ditur Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit (MEA).

    Në komunikatën e mediave thuhet se Rrjeti Kombëtar i Kosovës për Hulumtim dhe Edukim sapo është pranuar në Rrjetin Evropian GÉANT, një nga rrjetet më të mëdha dhe më të avansuara hulumtuese dhe arsimore në botë që lidh më shumë se 50 milionë përdorues në 10,000 institucione në Evropë dhe që përkrahë të gjitha disiplinat shkencore.

    Procedurat e nisura kohë më parë dhe pasi një muaj më parë, ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi nënshkroi me 20 institucione publike dhe private të arsimit të lartë marrëveshje mirëkuptimi për Rrjetin për Hulumtim dhe Edukim të Kosovës dhe tash anëtarësimi është një përmbyllje e suksesshme brenda e këtij procesi.

    “Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit, përfshirë mua si ministër, është tejet e kënaqur që tashmë jemi pjesë e një rrjeti ndërkombëtar, që padyshim do të ndikojë edhe në avancimin e qasjes së studentëve tanë në tema shkencore dhe bashkërendim me botën perëndimore”, ka thënë ministri Kuçi.

    Kërkesa nga Kosova është pranuar nga Asambleja e Përgjithshme e GÉANT me shumicë votash. Tash hulumtuesit shkencorë, studentët dhe stafi i institucioneve të arsimit të lartë në Kosovë mund të kenë qasje shumë të besueshme dhe të pakufizuar në llogaritje kompjuterike, analiza, arkivim elektronik, aplikacione dhe burime tjera.

    Ngritja dhe zhvillimi i Rrjetit Kombëtar të Kosovës për Hulumtim dhe Edukim dhe ndërlidhja e tij me GÉANT janë pjesë e Projektit për Ekonominë Digjitale të Kosovës, të financuar nga Banka Botërore dhe të zbatuar nga Ministria e Ekonomisë e Kosovës.

    “Banka Botërore do të vazhdojë të përkrahë Kosovën në forcimin e arsimit dhe

    infrastrukturës digjitale, që janë kritike për rritje ekonomike dhe krijim të vendeve të punës meqenëse ndihmojnë në thellimin e lidhjeve me ekonominë botërore”, tha Massimiliano Paolucci, Menaxher i Bankës Botërore për Kosovë.

    Më shumë për GÉANT: https://www.geant.org/

    Prince Caffe: Hape dhe fito preminë kryesore, çdo muaj nga një Fiat 500
    Nga Rubrika
    Lajme26 Prill 2024
    Drejtori i Inspeksionit Florian Dushi ka njoftuar për inspektimin e linjave të autobusëve, kontrollin e taksive ilegal dhe të rregullt në pjesë...
    Lajme26 Prill 2024
    Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, ka folur në ‘Forumin për Siguri të mbajtur në Budapest të Hungarisë. Ai...
    Lajme26 Prill 2024
    Një person ka pësuar lëndime në fshatin Raushiq të Pejës, si pasojë e një aksidenti ku u përfshinë dy vetura dhe një...
    Të tjera
    Lajme26 Prill 2024
    Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia i ka dhënë meritat presidentes Vjosa Osmani për sigiurimin e donacionit të pajisjes PET Scan, nga organizata...
    Lajme26 Prill 2024
    Një delegacion i Doganës së Kosovës në krye me drejtorin Agron Llugaliu janë pritur në takim nga Dogana Franceze ku u bë...
    Lajme26 Prill 2024
    Për të shtunën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ku gjatë pasditës pritet të ketë reshje të izoluara shiu, kryesisht...
    Lajme26 Prill 2024
    Kryeministri Albin Kurti ka dhënë detaje mbi takimet që ka zhvilluar këtyre ditëve në Gjermani. Ai tha se kryefjala e vizitës së...
    Bota/Rajoni26 Prill 2024
    Një tërmet me magnitudë 6.1 goditi rrethin lindor të Tajvanit të Hualien këtë të shtunë (sipas kohës lokale). Njoftimi u dha nga...
    Lajme26 Prill 2024
    Klanin mund ta kenë inspirim, që në Kosovë të fillojnë një ndërtim. Kompania e njohur me seli në Zvicër “Lika Group”, themeluar...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.