Koreja e Veriut ka pezulluar planet për “Veprim ushtarak” kundër Koresë së Jugut, kanë raportuar mediat shtetërore.
Në javët e fundit ka pasur rritje të retorikës së ashpër nga veriu ndaj aktivistëve të cilët planifikonin shpërndarjen e disa broshurave me mesazhe anti Koresë së Veriut përtej kufirit, raporton BBC.
Në një takim të cilin e ka kryesuar lideri Kim Jong-un, kanë raportuar mediat shtetërore që të pezullohet plani për veprim ushtarak.
Komisioni Qendror Ushtarak një situatë të atillë e ka quajtur “mbizotëruese”.