Një i ri ka humbur jetën si pasojë e një shpërthimi në Kamenicë të Korçës.
Gjatë punës në një banesë të vjetër shtetasit Hekuran Kala i ka shpërthyer një lëndë e dyshuar plasëse dhe për pasojë ka gjetur vdekjen.
Polici ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave.
Korçë/Informacion paraprak
Në datën 17.07.2020, rreth orës 14:15, në fshatin Kamenicë, shtetasi H. K., rreth 46 vjeç, gjatë punës në një banesë të vjetër, i ka shpërthyer një lëndë e dyshuar plasëse dhe për pasojë ky shtetas ka gjetur vdekjen.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.