×
  • Lajme
  • Lajme

    Koordinatori për dialog, “pa mandat” për të negociuar në emër të Kosovës

    FrontOnline
    21 Korrik 2020

    Koordinatori për dialogun me Serbinë, të cilin e ka emëruar Qeveria e Kosovës të martën, nuk mund të jetë i efektshëm pa një legjitimitet nga i gjithë spektrit politik në vend dhe për më shumë, ai nuk ka mandat që te negociojë në emër të shtetit, vlerësojnë njohësit e zhvillimeve politike në Kosovë.

    Reagimet e tyre vijnë pas emërimit të Skender Hysenit në pozitën e koordinatorit për dialogun me Serbinë nga Qeveria e Kosovës.

    Njohësi i zhvillimeve politike, Artan Muhaxhiri, thotë se i gjithë procesi i dialogut deri më tash ka kaluar në mënyrë jotransparente dhe të paefektshme, kështu që është pak e pritshme që një koordinator t’i kompensojë të gjitha mangësitë e deritashme, të cilat, sipas tij, kanë qenë rezultat i mosbashkëpunimit nga i gjithë spektri politik.

    “Emërimi i një koordinatori, është një akt, i cili më shumë është formal sesa konkret, sepse është shumë pak e pritshme që një koordinator, të jetë aq i efektshëm sa ta përfundojë marrëveshjen dhe të sublimojë të gjithë ata hapa që janë bërë deri më tash. Po ashtu, as momenti aktual, nuk është aspak i përshtatshëm, me spektrin politik të Kosovës, i cili është jashtëzakonisht i përçarë dhe nuk ekziston as edhe një përafrim minimal, që do t’i jepte një legjitimitet politik nga të gjitha partitë një ekipi të tillë, siç ka ndodhur në procesin e Vjenës apo më herët në atë të Rambujesë”, tha Muhaxhiri.

    Ai shtoi se dialogu dhe koordinimi i tij, nuk mund të jetë punë vetëm për një individ, qoftë ai edhe Skender Hyseni, i cili, sipas tij, e ka një përvojë të konsiderueshme në politikën ndërkombëtare të Kosovës. Muhaxhiri vlerësoi se Kosova ka nevojë për një ekip shumë më përfaqësues, me legjitimitet shumë më të madh të përfaqësuesve të qytetarëve dhe të Kuvendit të Kosovës, si dhe përfaqësim më të madh në aspektin e ekspertizës nga profesionistë që do të mund të kontribuonin në dizajnimin e marrëveshjes përfundimtare me Serbinë, ashtu siç ka ndodhur edhe në Vjenë dhe në Rambuje.

    Ndërkaq, politologu Ramush Tahiri beson se Kosova nuk ka nevojë për një koordinator për dialogun me Serbinë, sepse bisedimet duhet të mbahen në një nivel të lartë, politik, dhe thekson se Kushtetuta e Kosovës përcakton qartë se procesi duhet të udhëhiqet nga qeveria, pra nga kryeministri i Kosovës.

    “Vetëm qeveria ka një mandat të negociojë në emër të shtetit dhe të nënshkruajë marrëveshje. Nuk mund të transferohen autorizime te një person tjetër, por me siguri Avdullah Hoti bëri një kompromis me strukturat e LDK-së. Unë mendoj se ai rrezikoi pozitën e qeverisë sepse ka vetëm 61 vota. Nëse nuk ka mbështetjen e Partisë Demokratike të Kosovës në lidhje me dialogun dhe marrëveshjet e ardhshme, atëherë vështirë do të mbijetojë”, tha Tahiri.

    Tahiri nuk sheh asnjë arsye për të emërimin e një koordinatori për dialogun e Kosovës me Serbinë, duke theksuar se ai nuk mund të jetë mbi postin e ministrit dhe qeverisë.

    Lidhur me çështjen e emërimit të koordinatorit për dialog me Serbinë, të martën është biseduar në takimin e Forumin e liderëve, nën udhëheqjen e kryeministrit Hoti.

    Bilall Sherifi, nga Nisma Socialdemokrate e Kosovës ka kërkuar nga Hoti që të kihet kujdes që Kosova të mos rrëshqasë në një dialog teknik, sepse ai, sipas tij, nënkupton zvarritje të zgjidhjes apo normalizimit të raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

    “Nisma nuk mendon se duhet të ecet në atë rrugë, sepse jemi të sigurt që kemi të bëjmë me të njëjtin film që e kemi parë prej vitit 2011 dhe kemi të bëjmë me të njëjtit aktorë dhe regjisorë. Kosova ka nevojë për një dialog, i cili do të zgjidhë shpejt dhe drejt raportin mes Kosovës dhe Serbisë“, tha Sherifi pas takimit.

    Në takimin e thirrur nga kryeministri Hoti nuk morën pjesë përfaqësuesit e dy partive më të mëdha opozitare, Lëvizjes Vetëvendosje dhe Partisë Demokratike të Kosovës.

    Emërimi i Hysenit në pozitën e koordinatorit për dialog, vjen pasi bisedimet në nivelin politik ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian rinisën më 16 korrik.

    Në Bruksel, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti u takua me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

    Në këtë takim u tha se u bisedua për të pagjeturit dhe çështjet ekonomike.

    Pas takimit të dialogut në nivelin politik, BE-ja paralajmëroi se ekipet teknike të Kosovës dhe Serbisë do të takohen këtë javë, kurse Hoti e paralajmëroi takimin për te enjten.

    Por, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti tha se të hënën se nuk do të ketë vazhdim të dialogut teknik – që nisi më 2011 dhe i parapriu atij në nivelin politik – por, Kosova do të dialogojë vetëm për marrëveshje finale, e cila sipas tij duhet të përmbajë njohje reciproke.

    Hyseni pritet ta përfaqësojë Kosovën në takimin e së enjtes ku pritet të bisedohet për personat të pagjetur, për personat të zhvendosur dhe për bashkëpunimin ekonomik.

    Siç ka thënë kryeministri Avdullah Hoti të hënën, koordinatori shtetëror do të punojë edhe ne “draftimin e marrëveshjes finale për njohje reciproke”.

    Paralajmërimet për rinisjen e dialogut teknik nuk u mirëpritën në Prishitnë, ku përveç partive opozitare, Lëvizjes Vetëvendosje dhe Partisë Demokratike të Kosovës, kjo ide u kundërshtua edhe nga Presidenca. /rel/

    Nga Rubrika
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryetari i Podujevës Shpejtim Bulliqi, ka shprehur pikëllim për vdekjen e Hilmi Ukës, i cili ishte mësimdhënës dhe drejtor shkolle. Ai tha...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Në pikën kufitare në Merdarë, sot është paraqitur një autobus me targa vendore, ku gjatë kontrollit të mjetit, janë selektuar për skanim...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është shprehur se viti 2024 ka qenë viti i pasaportës së vendit tonë. Përmes një postimi në...
    Të tjera
    Bota/Rajoni22 Dhjetor 2024
    Prej shumë vitesh Irlanda njihet si një strehë e gjigandëve amerikanë të teknologjisë, duke ndërtuar qendra të shumta të dhënash që konsumojnë...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka zhvilluar takim me grupin parlamentar ‘Bllokun e Progresit’ i kryesuar nga shefi i...
    Bota/Rajoni22 Dhjetor 2024
    Një zyrtar gjerman ka thënë se policia ka pasur kontakte më parë me të dyshuarin e akuzuar për sulmin në një turmë...
    Vip22 Dhjetor 2024
    Driloni ka refuzuar t’i përgjigjej një pyetjeje që i ka bërë Drenusha atij për Sarën. Ajo e pyeti nëse i pengon pëlqimi...
    Vip22 Dhjetor 2024
    Raporti i tij me femrat, nxiti sërish diskutimin e Gresës, Xhenetës e Drenushës, me Drilonin e Xuxin. Driloni u tha se edhe...
    Vip22 Dhjetor 2024
    Sara dhe Gjesti janë parë në një afrimitet miqësie mes vete ndërsa ndanin në diskutim disa tema. Ndër to qe edhe situata...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.