×
  • Lajme
  • Lajme

    Konjufca: Qëllimi i gjenocidit serb ishte shfarosja e popullit tonë

    FrontOnline
    17 Prill 2024

    Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, bashkë me presidenten Vjosa Osmani bëri homazhe dhe vuri lule te varrezat e të rënëve në masakrën e Poklekut dhe Çikatovës së Vjetër të Komunës së Drenasit, të kryer nga forcat pushtuese serbe.

    Masakrën e Poklekut në të cilën u vranë 54 civilë shqiptarë, në mesin e tyre 25 fëmijë, kryetari Konjufca e cilësoi ndër masakrat më të tmerrshme të gjenocidit që Serbia ka kryer në Kosovë.

    “Nga 54 persona që këtu u vranë, 25 ishin fëmijë, gjë që e vërteton qëllimin gjenocidal të Serbisë, sepse gjithkush e shtron pyetjen e natyrshme, çfarë faji kishin fëmijët. I vetmi faj i tyre ishte se ishin shqiptarë. Ne ndihemi të pikëlluar dhe të poshtëruar që kurrë nuk erdhi drejtësia për të gjithë këto krime, të cilat i kryen forcat e armatosura të policisë dhe ushtrisë serbe”, tha kryetari Konjufca.

    Kreu i Kuvendit tha se qëllimi i vetëm i Serbisë ishte që përmes masakrave si kjo në Poklek e Çikatovë e Vjetër, në të cilat nuk kurseu as pleqtë, gratë e fëmijët, të fuste tmerr e frikë te populli i Kosovës, për ta lënë vendin, ndërsa ajo ta bëjë Kosovën serbe.

    “Ky ka qenë qëllimi i vërtetë i gjenocidit, shfarosja dhe zhdukja e popullit tonë. Por kjo nuk u arrit, për arsye se ne formuam Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe fal luftës së saj, bashkë me forcat e NATO-s, Serbia u shporr nga Kosova dhe populli e gëzoi lirinë e shumëpritur”, tha  Konjufca.

    Kryetari Konjufca bashkë me presidenten Osmani dhe kryetarin e komunës së Drenasit Ramiz Lladrovci vizituan shtëpinë – muze të Sinan Muqollit, në Poklek  në të cilën më 17 prill 1999 janë vrarë e më pas janë djegur 54 shqiptarë, shumica nga ta fëmijë.

    Në këto vende nuk do të ketë rrymë për shkak të punimeve
    Nga Rubrika
    Lajme30 Prill 2024
    Kryetari i Komisionit të Pavarur për Media (KPM), Jeton Mehmeti, ka thënë se emisionet “reality show” nuk janë ndaluar me rregulloren e...
    Lajme30 Prill 2024
    Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut të vendit, Veton Elshani, deklaroi se në bashkëpunim edhe me agjencinë për privatësi,...
    Lajme30 Prill 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Kosova po bëhet shteti me kapacitetin më të madh të baterive për kokë banori...
    Të tjera
    Bota/Rajoni30 Prill 2024
    Katër personat e mbetur të plagosur nga sulmi në mëngjesin e sotëm në Londër të Britanisë së Madhe janë të gjithë ende...
    Bota/Rajoni30 Prill 2024
    Shtëpia e Bardhë e ka konsideruar veprim të gabuar bllokimin e një ndërtese në kampus nga studentët që janë duke protestuar për...
    Lajme30 Prill 2024
    Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi, në kritikat e saj për Qeverinë aktuale të udhëhequr nga kryeministri Albin...
    Lajme30 Prill 2024
    Drejtori ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), Ehat Miftaraj thotë për Front Online se edhe pas antarësimit të Kosovës në...
    Lajme30 Prill 2024
    Korporata e Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC) dhe Qeveria e Kosovës kanë lansuar programin Kompakt, i cili do të mundësojë zgjidhje të energjisë...
    Sport30 Prill 2024
    Barcelona po i kushton gjithë vëmendjen mundësive që po zhvillohen në Arabinë Saudite. Përtej takimeve të mëparshme të Joan Laportas gjatë Superkupës,...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.