×
  • Lajme
  • Lajme

    Hyn në fuqi programi me MCC-në, Rizvanolli: Kosova do të bëhet shteti me kapacitetin më të madh të baterive

    FrontOnline
    30 Prill 2024

    Ka hyrë sot në  fuqi programi MCC-në i cili vendosë Kosovën në rend të parë të zhvillimeve botërore të energjisë, ka treguar të martën Artane Rizvanolle, ministre e Ekonomisë.

    Përmes një postimi në Facebook, të mërkurën ajo ka shkruar se me rezerva prej se paku 340 MWh, Kosova do të bëhet shteti me kapacitetin më të madh të baterive për kokë banori në botë.

    “Sapo nënshkruam marrëveshjen e hyrjes në fuqi të programit me Cameron Alford, Zëvendëspresident në Korporatën e Sfidës së Mijëvjeçarit (MCC). Programin e kemi dizajnuar dhe përgatitjet intensive i kemi përfunduar me sukses së bashku ekipet e Kosovës e të MCC-së, në një partneritet të shkëlqyeshëm”, ka thënë Rizvanolli.

    “Ky partneritet do të vazhdojë me po të njëjtin përkushtim në mënyrë që të ndërtojmë infrastrukturën kyçe për një sektor modern e të pastër të energjisë, e njëkohësisht të sigurohemi që – të parët në rajon – të rinjt e të rejat tona i aftësojmë e i përfshijmë në këtë sektor dinamik që do të krijojë vende të punës”, ka shkruar ajo.

    Përfaqësuesit e Kosovës dhe ata të Korporatës së Sfidës së Mijëvjeçarit (MCC), në korrik të vitit 2022 kishin  nënshkruar në Uashington Programin e ri Kompakt, i cili pritet të forcojë pavarësinë energjetike të Kosovës dhe në të njëjtën kohë t’i kursejë shtetit miliona euro në vit. /Gazeta Express

    Zgjerimi i Comoditës në SHBA: “Nap Queen Sleep”, krenaria e shqiptarëve
    Nga Rubrika
    Lajme21 Maj 2024
    Gazetari dhe publicisti Halil Matoshi kujton sot një ditë të rëndë për të. Para 25 vjetësh, forcat serbe e morën peng duke...
    Lajme21 Maj 2024
    Skelet e një objekti në ndërtim e sipër janë rrëzuar sot tek lagja ''Qafa'' në Prishtinë, raporton FrontOnline. Deri më tani nuk...
    Lajme21 Maj 2024
    Policia e Kosovës ndërmori dje një aksion për mbylljen e gjashtë njësive të “Bankës Postare Kursimore” të Serbisë në veri të vendit....
    Të tjera
    Lajme21 Maj 2024
    Zëvendësndihmësja e sekretarit amerikan të Shtetit në Byronë për Demokraci, të Drejta të Njeriut dhe Punë, Nicole Chulick, tha se është e...
    Bota/Rajoni21 Maj 2024
    Çifti i së njëjtës gjini, Edlira dhe Alba të cilat kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë dhe u veshën me fustane të...
    Lajme21 Maj 2024
    Qeveria e Kosovës ka zhvilluar mbledhjen e rregullt, në të cilën ka miratuar disa nisma, projektligje dhe ka marrë disa vendime. Këto...
    Lajme21 Maj 2024
    Autoritetet në Kosovë dje kanë kryer një operacion policor ndaj institucioneve financiare serbe në veri të Kosovës, që rezultoi me mbylljen e...
    Bota/Rajoni21 Maj 2024
    Gjermania planifikon të rrisë ndihmën ushtarake për Ukrainën me 3.8 miliardë euro të tjera këtë vit. Kështu tha një burim për Reuters...
    Vip21 Maj 2024
    Edhe pak ditë kanë mbetur nga finalja e madhe dhe tashmë 5 finalistët po i shijojnë momentet në maksimum. Ditën e sotme...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.