×
  • Lajme
  • Lajme

    Miftaraj: Kosova edhe pas antarësimit në KiE nuk mund të ushtroj padi për krime lufte kundër Serbisë

    FrontOnline
    30 Prill 2024

    Drejtori ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), Ehat Miftaraj thotë për Front Online se edhe pas antarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, Kosova nuk mund të ushtrojë padi kundër Serbisë, për çështje që kanë të bëjnë me dëmet e shkaktuara prej luftës së fundit.

    “Në radhë të parë ne duhet të jemi të sinqrtë për familjarët e viktimave të luftës së fundit në Kosovë, duhet të jemi të sinqertë me vetë viktimat dhe në asnjë rrethanë nuk duhet të përçojmë mesazhe  të cilat pastaj mund të sjellin dëshprim tek të njëjtit.  Në bazë të asaj që e përcakton Konventa Evropiane për të drejtat dhe liritë e njeriut, praktikës që kanë ndërtuar Gjykata Evropiane për të drejtat e Njeriut, fatkeqësisht mund të them që qytetarët e Kosovës nuk mund të ushtrojnë padi, qoftë për familjarët e viktimave të luftës apo çështje të tjera që lidhen me dëme që ju shkaktuan Kosovës në luftën e fundit”, tha ai.

    Miftaraj tregon se Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut në parim nuk pranon padi që lidhen me krimet që hyjnë në kuadër të Konventës Ndërkombëtare Penale, siç janë krimet e luftës apo gjenocidi.

    “Kjo për arsye, në radhë të parë, sepse Serbia është pranuar në Këshill të Evropës vetëm në vitin 2003 që nënkupton se lufta e fundit në Kosovë ka qenë në Ish-Jogusllavi dhe Ushtrisë çlirimtare të Kosovës, Serbia si entitet i ri i antarësuar në KiE, në njëfarë mënyre nuk i ka marrë përsipër do të thotë ato obligimet që i ka pasur si Ish-Jogusllavi. Në anën tjetër, Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut në parim nuk pranon padi që lidhen me krimet që hyjnë në kuadër të KonventësNdërkombëtare Penale, siç janë krimet e luftës, gjenocid etj”, tha Miftaraj për Front Online.

    Miftaraj në fund theksoi se në këto rrethana nuk është korrekte që qytetarëve të Kosovës t’iu ipen informata të rreme që të njëjtit mund ta shfrytëzojnë këtë mekanizëm nëse Kosova bëhet pjesë e saj.

    Juristët: Kosova s’mund të bëjë padi ndaj Serbisë për krimet e luftës, edhe pas antarësimit në KiE

    Punimet në rrjet, KEDS njofton për ndërprerjen e energjisë-elektrike
    Nga Rubrika
    Lajme20 Maj 2024
    Profesori dhe analisti amerikan, Edward Joseph tha se Kosova ka humbur një mundësi historike për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Ai tha...
    Lajme20 Maj 2024
    Mbi 23 mijë nxënës më datë 25 dhe 28 qershor do t’i nënshtrohen testit të Arritshmërisë. Këtë vit shpërndarja e nxënësve nëpër...
    Lajme20 Maj 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se kryeministri Kurti e ka sjellë Serbinë si temë kryesore të diskutimit...
    Të tjera
    Lajme20 Maj 2024
    Deputetja Duda Balje në një prononcim për “Debat Plus” ka thënë se nëse bëhet shpërndarja e Kuvendit do e votojë. Ajo gjithashtu...
    Lajme20 Maj 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku tha se është shumë e rëndësishme arsyeja pse vendi shkon në zgjedhje. I pari...
    Lajme20 Maj 2024
    Policia e Kosovës ka jap detaje shtesë lidhur me aksionin e zhvilluar gjatë ditës së sotme në veri të vendit. Sipas njoftimit...
    Lajme20 Maj 2024
    Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, tregoi arsyet e refuzimit të ftesës për takim me kryeministrin Albin Kurti. Ai tha se ftesa e...
    Lajme20 Maj 2024
    Pas shiut të rrëmbyeshëm që përfshiu orët e para të mëngjesit Prishtinën dhe jo vetëm, sipas parashikimeve të fundit, të martën pasdite...
    Bota/Rajoni20 Maj 2024
    Për herë të parë në Shqipëri kurorëzojnë dashurinë në martesë një çift i komunitetit LGBT. Ndonëse nuk konsiderohet e ligjshme dy vajzat...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.