×
  • Lajme
  • Lajme

    Elshani për vendosjen e kamerave në veri: Janë për sigurinë e qytetarëve

    FrontOnline
    30 Prill 2024

    Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut të vendit, Veton Elshani, deklaroi se në bashkëpunim edhe me agjencinë për privatësi, kanë nisur që t’i vendosin kamerat e sigurisë edhe në qytetet e veriut të vendit, ku konsiderojnë që do të vendosen rreth 200 në tërësi.

    “Aty ku ka mundësi që të ndodhin vepra penale, ose aty ku kanë ndodhur tashmë vepra penale, apo aty ku ka kundërvajtje e mundësi që të ketë më shumë kundërvajtje në komunikacion, aty edhe vendosen, kështu që ne kemi nisur që t’i vendosim ato”.

    “Nuk kemi pasur ndodhje problem gjatë vendosjes së kamerave, dhe kjo është për sigurinë e qytetarëve”, deklaroi Elshani në Klan Kosova.

    Tutje ai shtoi se kamerat do t’i vendosin çdo kund ku e shohin të arsyeshme që ato të vendosen, dhe se kjo të vetmin qëllim e ka që policia të ketë hetime kualitative të rasteve.

    “Vetëm në javën e fundit patëm dy raste ku ne i kemi identifikuar 10 persona për dy sulme, pikërisht për shkak të kamerave, të cilat nuk kishin ndonjë kualitet të madh, por sidoqoftë na kanë ndihmuar që ne t’i ndriçojmë këto raste”.

    “Kjo është njëjtë sikur në Pejë, Gjilan e Prishtinë, ashtu njëjtë edhe në veri të vendit. Këto kamera janë për sigurinë e qytetarëve, për ofrimin e shërbimeve tona ndaj qytetarit dhe për hetim kualitativ të rasteve, në rast se ato ndodhin”, sqaroi zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut të vendit, Veton Elshani.

    Comodita në panairin M.O.W. po shijon takimet me biznese për mundësi shkëmbimi eksperiencash, rrjetëzimi dhe bashkëpunimi
    Nga Rubrika
    Lajme21 Maj 2024
    Vonesat e deputetëve të pushtetit në Komisionin për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport, ishte shkak i përplasjes së deputetëve...
    Lajme21 Maj 2024
    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka njoftuar se është hapur rruga që lidh Kosovën me Shqipërinë, në rajonin e Hasit. Rama ka...
    Lajme21 Maj 2024
    Nëse Kosova nuk bën hapa të menjëhershëm drejt formimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, pritja e saj për anëtarësim në...
    Të tjera
    Sport21 Maj 2024
    Edon Zhegrova njihet si një futbollist me aftësi të jashtëzakonshme teknike. Ylli kosovar madje konsiderohet si një “Messi i Kosovës”. Dhe, sulmuesi...
    Sport21 Maj 2024
    Granit Xhaka e bëri një rikthim sensacional në Bundesligë. Pasi kishte shkëlqyer me Borussia Monchengladbachun vite më parë, ylli kosovar e bëri...
    Bota/Rajoni21 Maj 2024
    Këshilli Gjyqësor i Maqedonisë së Veriut ka vendosur t’ia heqë imunitetin një gjykatësi të Gjykatës Supreme, i cili u arrestua të hënën...
    Kronika21 Maj 2024
    Policia e Kosovës ka njoftuar për zhdukjen e një gruaje në Klinë. Rasti është duke u hetuar. “Klinë / 20.05.2024 – 10:00....
    Lajme21 Maj 2024
    Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Sami Kurteshi, është liruar nga akuza për sulm ndaj të dëmtuarit Adnon...
    Kronika21 Maj 2024
    Është shënuar një rast i tentativë vrasjes mbrëmë në Prishtinë. I dyshuari e ka goditur viktimën më një mjet të mprehtë në...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.