×
  • Lajme
  • Lajme

    Konjufca: Hapja e 58 shtëpive në veri në ditën e të pagjeturve, nuk ishte e rastësishme

    FrontOnline
    30 Gusht 2020

    Ish-kryediplomati i Kosovës, Glauk Konjufca, ka thënë se hapja e 58 shtëpive të reja në Veri të Mitrovicës, pikërish sot në ditën e të pagjeturve, nuk është e rastësishme.

    Ai ka thënë se në ditën e të pagjeturve me hapjen e këtyre shtëpive, Serbia po tregon që nuk asnjë keqardhje për atë çfarë ka bërë në Kosovë.

    “Përcaktimin e vërtetë të shtetit serb ndaj shqiptarëve dhe Kosovës e tregon më së miri ngjarja e sotme në pjesën e veriut të shtetit tonë. Pikërisht sot, pra në ditën e të pagjeturve, Serbia i hapi 58 shtëpi të reja në pjesën e veriut të Kosovës”

    “Nuk është e rastësishme as data që e ka zgjedhur Serbia. Përmes kësaj tregon që nuk ka asnjë keqardhje a pendesë për gjenocidin e shkaktuar në Kosovë. Përkundrazi: jo vetëm që e mban të burgosur të vërtetën për të rrëmbyerit, por e vazhdon para hundës së qeverisë tonë kolonizimin e Kosovës. Ky është kolonizim tipik. 58 shtëpi të koncentruara, në një lagje te vetme, në pjesën më strategjike të pjesës së veriut. Shtëpi të ndërtuara nga qeveria e Vuçiqit aty ku më parë kurrë nuk kishte asnjë shtëpi”, ka shkruar Konjufca në Facebook

    Nga Rubrika
    Lajme18 Korrik 2025
    Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, kolonel Gazmend Hoxha, së bashku me bashkëpunëtorët e tij, priti sot në takim ushtruesin e...
    Lajme18 Korrik 2025
    Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka reaguar publikisht duke denoncuar përhapjen e profileve dhe portaleve të rreme që, sipas tij,...
    Lajme18 Korrik 2025
    Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK), bashkë me Shoqatën e Invalidëve të Luftës dhe Shoqatën e Familjeve...
    Të tjera
    Bota/Rajoni18 Korrik 2025
    Zëdhënësi për politikë të jashtme i Social Demokratëve në Gjermani (SPD), Addis Ahmetovic, ka kërkuar nga vendi i tij që ta dyfishojë...
    Bota/Rajoni18 Korrik 2025
    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Labinot-Fushë të Elbasanit, ku dy të mitur janë mbytur në lumin...
    Lajme18 Korrik 2025
    Kryetari i Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini, ka reaguar me dhimbje pas lajmit për vdekjen aksidentale të Dursim Ademit. Në rrjetin e...
    Bota/Rajoni18 Korrik 2025
    Sllovenia miratoi të premten një ligj që lejon vdekjen me asistencë, duke u bashkuar me një numër gjithnjë e në rritje të...
    Lajme18 Korrik 2025
    Me nga 1 vit burg u dënuan 10 prej të akuzuarve në rastin ‘Veteranët’. Në mesin e të dënuarve edhe Agim Çeku,...
    Lajme18 Korrik 2025
    Zëdhënësi i VV’së, Arlind Manxhuka, ka reaguar lidhur me komentet rreth çmimeve në hotelin ku po qëndron të Kryeministri Albin Kurti në...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.