×
  • Lajme
  • Lajme

    Konjufca: FSK të ketë bashkëpunim ndërkombëtar më të zgjeruar

    FrontOnline
    15 Maj 2020

    Ministri i mbrojtjes në detyrë, Anton Quni, priti sot ministrin e punëve të jashtme në detyrë, Glauk Konjufca ku kanë biseduar për mundësitë e koordinimit ndërministror për bashkëpunim me jashtë, në raport me NATO-n dhe organizatat tjera ndërkombëtare të sigurisë dhe mbrojtjes.

    Në fillim ministri Quni e njoftoi ministrin Konjufca për aktivitet në ministri dhe FSK, për angazhimet që ka dhanë FSK-ja në përballimin e gjendjes me pandeminë COVID-19, me detyrat dhe aktivitetet që kanë qenë të planifikuara.

    Ai foli edhe për bashkëpunimin e gjerë që ka MM me partnerët ndërkombëtarë, me NATON duke theksuar bashkëpunimin e mirë ditor me Ekipin Këshillues Ndërlidhës të NATO-s (NALT).

    “Më pastaj dy ministrat biseduan për mundësitë e koordinimit ndërministror për bashkëpunim me jashtë, në raport me NATO-n dhe organizatat tjera ndërkombëtare të sigurisë dhe mbrojtjes. Për dërgimin e FSK-së në misione paqeruajtëse jashtë vendit; për statusin kohor të mandatit të atasheve të mbrojtjes jashtë vendit; koordinimin e aktiviteteve për anëtarësim në A-5 (Karta e Adriatikut-SHBA) dhe pika të tjera”, thuhet në komunikatë.

    Ministri Konjufca nga ana e tij, përgëzoi FSK-në për sukseset e deritashme, duke falënderuar dhe shprehur mirënjohje të veçantë për kontributin e FSK-së gjatë pandemisë në kthimin e qytetarëve kosovarë dhe transportin e tyre nga aeroporti ‘Adem Jashari’ në karantinë nga transporti i specializuar i FSK-së.

    Ai shprehu gatishmërinë që bashkëpunimi në mes të dy ministrive të thellohet në fushat e përbashkëta, duke theksuar se do të bëjmë krejt çka duhet nga MPJ që FSK të ketë bashkëpunim ndërkombëtar më të zgjeruar dhe angazhime në kuadër të misioneve paqeruajtëse në botë, me qellim të inkuadrimit në NATO që është synim i shtetit të Kosovës.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.